Mirlind Daku

Sport

Zeniti tërhiqet nga gara për Mirlind Dakun, si sulmuesi prishi gjithçka

18 Qershor, 13:09| Përditesimi: 18 Qershor, 13:15

  • Share

RUSI - Transferimi i shumëpërfolur i Mirlind Dakut te Zeniti i Shën Petersburgut nuk do të ndodhë. Klubi rus ka konfirmuar zyrtarisht tërheqjen nga negociatat për sulmuesin shqiptar, duke përmendur kërkesat financiare si pengesën kryesore në finalizimin e marrëveshjes.

Daku ishte ndër emrat më të spikatur në sezonin e kaluar të Premier Ligës ruse me fanellën e Rubin Kazanit, teksa kishte arritur në fazat e fundit të bisedimeve me Zenitin. Sipas burimeve të shumta në median ruse, kërkesa për një pagë vjetore mbi 3.5 milionë euro u konsiderua tepër e lartë nga drejtuesit e klubit.

Edhe pse Zeniti është një nga klubet me fuqinë më të madhe financiare në Rusi, drejtuesit kanë zgjedhur një qasje më të kujdesshme në menaxhimin e buxhetit vitet e fundit.

Kreu i Bordit të Drejtuesve të Zenit, Alexander Medvedev konfirmoi zyrtarisht ndërprerjen e bisedimeve: “Thjesht nuk arritëm të gjenim një marrëveshje me lojtarin dhe menaxherin e tij. Ai nuk do të vijë te Zeniti”, u shpreh Medvedev për mediat ruse.

Pavarësisht dështimit të transferimit te Zeniti, Daku nuk i ka mbyllur mundësitë për verën. Sipas informacioneve të fundit, ai po vlerëson oferta konkrete nga klube të Serie A italiane dhe Superligës turke, teksa kërkon hapin e radhës në karrierë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?