Foto e policisë greke

Bota

Zënka e një çifti fut në sherr dy familje shqiptare në Kretë, dy persona përfundojnë të plagosur

20 Prill, 13:54| Përditesimi: 20 Prill, 13:57

  • Share

U desh ndërhyrja e policisë greke për të qetësuar sherrin që shpërtheu në një familje shqiptare në Rethymno të Kretës mbrëmjen e së shtunës.

Sipas burimeve lokale, çdo gjë nisi pas një sherri mes çiftit të familjes dhe në vazhdim gjërat u përkeqësuan prej ndërhyrjes së familjarëve të të dy palëve.

Dy persona u plagosën, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë, ndërsa tjetri është jashtë rrezikut për jetën.

Katër janë të arrestuarit përfshirë edhe dy të plagosurit, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim policor.

Autoritet thanë se po hetojnë shkaqet e përplasje mes familjeve shqiptare dhe problemet mes çiftit që ishte edhe fillesa e sherrit mes tyre.

Hetimet po kryhen prej Drejtorisë  së Anti krimit të policisë së Rethymos.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 20/04/2025 19:11

    Keshtu i don greku shqiptaret te perqare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?