Gazetari investigativ, Adriatik Doçi

VOA shkruan për dhunën ndaj gazetarit të Report Tv Adriatik Doçi, përmend përplasjen me Metën dhe denoncimet për aferat korruptive të familjes Berisha

14 Nëntor 2022, 09:28| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 11:10

  • Share

TIRANË- Dhuna ndaj gazetarit investigativ të Report Tv, Adriatik Doçi është pasqyruar edhe në Zërin e Amerikës. Në një kohë kur opozita, por edhe mazhoranca kanë zgjedhur që të heshtin përpara dhunës ndaj një gazetari, Zëri i Amerikës ka raportuar për lajmin teksa liston një sërë investigimesh që ka bërë Doçi, mes tyre dhjetëra shkrimet denoncuese të tij për ngjarje të dyshuara korrupsioni dhe afera për shkelje ligjore nga qeveria Berisha, mes të cilave investigimi mbi ish kompleksin sportiv Partizani, si dhe afera korruptive nga gjyqtarë dhe prokurorë.

Mes rreshtave, VOA ka risjellë në vëmendje edhe seancën dëgjimore të Doçit, për denoncimet për shkeljen e ligjit nga ana e Metës për dhënien e shtetësisë shqiptare.

Shkrimi i Zërit të Amerikës
Gazetari Adriatik Doçi, i njohur për shkrime investigative në Report Tv dhe Shqiptarja.com, u godit sot me grushte nga një person ende i paidentifikuar.

Kështu bëri të ditur policia në njoftimin e ngjarjes, duke theksuar se hetuesit dhe forcat e rendit po kontrollojnë zonën, ndërsa hetuesit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gazetari Doçi ka deklaruar se beson që sulmi ndaj tij ka ndodhur për shkak të detyrës, kur një grup personash e kanë ndjekur dhe një prej tyre e ka goditur pas shpine me grushte dhe sende të forta në afërsi të banesës së tij.

Personi që e sulmoi ishte rreth 25 vjeçar, sipas tij, me kapuç, pjesëtar i një grupi që e ndoqi dhe e goditi befasisht nga pas, ndaj nuk arriti të identifikonte asnjë prej tyre.

Ai është shprehur se sulmi mund të jetë nxitur nga segmente të krimit dhe korrupsionit. Zoti Doçi dëshmoi në polici se u sulmua befasisht nga pas dhe se nuk arriti të identifikonte autorët e sulmit.

“Ky sulm burracakësh më shton kurajon për të raportuar dhe nuk më ndal në punë e as më largon nga Shqipëria”, është shprehur Doçi.

Ai shtoi se më herët ka patur kërcënime verbale, për shkak të detyrës, por jo dhunë fizike, një akt që ndodhi sot kundër tij për herë të parë.

Dy vjet më parë komisioni parlamentar për sigurinë zhvilloi një seancë dëgjimore me gazetarin investigativ Adriatik Doçi, i cili kishte publikuar disa shkrime që vinin në dyshim saktësinë ligjore të disa dekreteve për dhënien e shtetësisë shqiptare nga ish presidenti i Republikës Ilir Meta.

Zoti Meta i ka hedhur poshtë këto akuza, duke theksuar se të gjithë veprimet e tij në këtë fushë janë në përputhje me ligjin.

Gazetari Adriatik Doçi u thirr nga deputetët e komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare pas shkrimeve të tij se presidenti Meta ka dhënë shtetësi shqiptare në shkelje të ligjit, disa personave të inkriminuar nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, një futbollisti afrikan brenda disa orësh, si dhe fshirjen e dekreteve nga faqet online të institucionit.

Këto janë vetëm një pjesë e vogël mes dhjetëra shkrimeve denoncuese të tij për ngjarje të dyshuara korrupsioni dhe afera për shkelje ligjore nga qeveria Berisha, mes të cilave investigimi mbi ish kompleksin sportiv Partizani, si dhe afera korruptive nga gjyqtarë dhe prokurorë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/11/2022 23:37

    /VLADIMIR/,ky vend ka zot,ose me mire,ka patur,por diku e humbem rruges.

    Përgjigju
  • Vladimir: 14/11/2022 11:21

    Adriatiku para dy ditesh denoncoi grabitjen me te shemtuar dhe me haptazi qe kane bere Saliu me Ilirin, permes nje fare Peçini qe na bleka gjysmen e te hyrave prej dhjetra milione euro ne vit pa bere asgje, kundrejt çmimit te nje pice. Normale qe kriminelet te vrasin po te denoncosh krimin e tyre. Nuk ka ky vend nje tjeter institucion qe te denoncoje kete pisllek te hapur? Mbi shpatullat e nje gazetari trim ka ngelur gjithe llumi, te tjeret qe e kane per detyre marrin rroga europiane dhe kthejne koken menjane. Sinqerisht: A ka zot ky vend?

    Përgjigju
  • Puka: 14/11/2022 09:41

    Kujdes se te vrasin,te gjithe e din se jane vrases,po ne nuk kemi drejtesi,kush do beje drejtesi Kraja qe eshte i korruptuar,ja kan mbush thesin me parat e vjedhura,ne cdo vend te botes po te ishin,Sali dhe Metaj do te ishin me kohe ne burg,cuditem se disa njerëz i u shkojne mbrapa,per kete arsye kemi mbet si vend mbrapa dhe duan te ikin njerezit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?