Kronikë
Top 24

Zëri kundër protestës në Shkodër, ish e përndjekura: PD tradhtoi shkodranët, të kërkojë falje

14 Prill 2018, 15:45| Përditesimi: 14 Prill 2018, 16:00

  • Share

Në protestën e zhvilluar nga ana e Partisë Demokratike në Shkodër, e cila u organizua për shkak të një vizite që kryeministri i vendit Edi Rama do të zhvillonte në shkodër, ka pasur edhe zëra kundër demokratëve. Një zonjë e persekutuar në kohën e diktaturës është shprehur në mes të protestës se Partia Demokratike ka tradhtuar qytetarët e Shkodrës.  

"Një kjo PD që ne shkodranët e vjetër e të rinj e kemi dashur kaq fort, ka tradhtuar idealet tona. Që në fillim askush nuk iu dha të drejta të persekutuarve politik. Po e them si njeriu që e ka dashur". 

Gruaja ish e persekutuar

 Zonja në fjalë ka kërkuar që Partia Demokratike e Shkodrës duhet të kërkojë falje publike për tradhtin që i ka bërë të persekutuarve nga diktatura. "Nëse nuk i kërkon falje qytetarëve të saj të tradhtuar, nëse nuk kërkon falje publike dhe nuk p/rcakton qartë, ne nuk duam as PD, as PS dhe asnjë parti tjetër, ne duam qeveri antikorrupsion dhe teknike". 

Protestuesit të mbështetur edhe nga biznesi i voga pas protestës në shesh i janë drejtuar godinës së prefekturë ku kanë shprehur indinjatën e tyre ndaj qeverisë, duke hedhur vezë në drejtim të fasadës se prefekturës. 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • komentusi: 14/04/2018 17:31

    ne qoftese e ka pas plan edhe nuk ka shku ne shoder brravo per RAMEN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?