Gjykata Kushtetuese, foto arkiv

Kronikë

Vendi vakant në Kushtetuese/ Vokshi, Llagami dhe Ballhysa tre kandidatët me më shumë pikë! Përzgjedhja e emrit nga Gjykata e Lartë

18 Shtator, 08:11| Përditesimi: 18 Shtator, 09:27

  • Share

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka publikuar këtë të enjte renditjen e 6 kandidatëve në garë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, njëri prej të cilëve do të zëvendësojë Holta Zaçajn, aktualisht kryetare e gjykatës. 

I pari, me 89.5 pikë është renditur Asim Vokshi, ndjekur nga Naureda Llagami (89.3 pikë), Florian Ballhysa  (77.83 pikë), Alma Faskaj  (77.77 pikë), Genta Tafa Bungo (75.44 pikë) dhe Alban Toro (74.22 pikë).

Javën e ardhshme, KED do të mblidhet sërish dhe tre emrat e pikëzuar të parët ( Asim Vokshi, Naureda Llagami dhe Florian Ballhysa), do t’ia kalojë këshillit të emërtesës që është Gjykata e Lartë. 

Kjo e fundit pasi të marrë propozimin e KED, do të thërrasë mbledhjen e posaçme të gjykatës dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët aktualisht janë 17. Ata do të votojnë në mënyrë të fshehtë një nga tre emrat, votim që nuk ndikohet nga renditja e pikëve të tyre.

Në total 13 kandidatë shprehën interes për vendin vakant në Kushtuese, ndërsa Denar Biba u tërhoq nga gara në fillim të shtatorit.

Mandati i Holta Zaçajt shkaktoi përplasje publike mes asaj personalisht dhe Gjykatës së Lartë. Zaçaj nguli këmbë se do të ikte në fund të vitit 2025, ndërsa Gjykata e Lartë, kërkoi që të largohej në mars të këtij viti.

Njoftimi i KED: 

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidaturave për të cilët është vendosur lejimi për konkurimin në vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, në zbatim të dispozitave ligjore, pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga ky Këshill si dhe komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturave, bën publike rezultatin e vlerësimit dhe pikëzimit të kandidatëve, sipas kësaj renditje:

1) Asim Vokshi   89.5   pikë;
2) Naureda Llagami  89.3   pikë;
3) Florian Ballhysa  77.83 pikë;
4) Alma Faskaj  77.77 pikë;
5) Genta Tafa (Bungo) 75.44 pikë;
6) Alban Toro   74.22 pikë.

Në zbatim të nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 dhe Vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, KED do të miratojë edhe Raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes përfundimtare të tyre, me qëllim dërgimin e tij më pas te organi i emërtesës, Gjykata e Lartë.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • budalli lart: 18/09/2025 08:53

    naureda vendi i 2...medet per ket popull ke mund te kete gjyqar kushtetues nje cope mishi pa sy qe s din te lidhi 2 fjale!

    Përgjigju
    • Aurela: 18/09/2025 09:18

      Narueda eshte lule përpara Genta Bungos, një lëtyrë hajdute dhe injorante

  • Sondazhi i ditës:

    Si i e vlerësoni programin qeverisës ‘Rama 4’?