Gjykata Kushtetuese

Kronikë

Zëvendësimi i Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese/ KED miraton listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve për vendin vakant

23 Shtator, 17:00| Përditesimi: 23 Shtator, 17:27

  • Share

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi miratoi sot raportin dhe listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve që aplikuan për plotësimin e vendit vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë për të zëvendësuar Holta Zaçajn.

‘Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij si dhe të përfaqësuesve të ftuar në përputhje me pikën 2 të nenit 233 të Ligjit nr. 115/2016, zhvilloi të martën, më datë 23.09.2025, mbledhjen e radhës, në bazë të rendit të ditës të publikuar në njoftimin zyrtar të datës 22.09.2025.

Këshilli miratoi Raportin dhe listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve që aplikuan për plotësimin e vendit vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë në datë 11.12.2024. Pas kësaj faze, KED përmbush detyrimin ligjor për të përcjellë këto akte pranë organit të emërtesës dhe bërjen e tyre publike’, thuhet në njoftim.

Mandati i Holta Zaçaj shkaktoi përplasje publike mes asaj personalisht dhe Gjykatës së Lartë. Zaçaj nguli këmbë se do të ikte në fund të vitit 2025, ndërsa Gjykata e Lartë, kërkoi që të largohej në mars të këtij viti.

Pavarësisht se vetë Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Gjykatës së Lartë dhe jo kryetares së saj, Zaçaj, zgjatja e procedurave për zëvendësimin e saj, në fakt e sposton ikjen e saj nga karrigia.

Në Gjykatën Kushtetuese kanë shprehur interes për vendin vakant kandidatët:
1. Alban Toro
2. Alma Faskaj
3. Asim Vokshi
4. Genta Tafa
5. Naureda Llagami
6. Florian Ballhysa
7. Klodian Rado
8. Rezana Balla
9. Irena Nino
10. Nurihan Meta
11. Denar Biba
12. Sinan Tafaj
13. Lulzim Hamitaj

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë 

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?