Sport

VIDEO/Zëvendësimi rekord i portierit, klubi slloven habit me veprimin për 17-vjeçarin

12 Shkurt 2024, 12:58| Përditesimi: 12 Shkurt 2024, 13:03

  • Share

Një ngjarje aspak e zakontë ndodhi në fundjavë në kampionatin slloven. Ekipi i Rogaskas vendosi rekord duke zëvendësuar portierin titullar pas vetë 20 sekondash.

E gjithë kjo situatë erdhi për shkak të rregullave që aplikon federata sllovene. Në ndeshjen kundër Olimpia Ljubljana, Rogaska aktivizoi si titullarë portierin 17-vjeçar Zan Lorber, pasi në rregullore thuhet se çdo ekip duhet të hedhë në fushë nga minuta e parë një lojtar slloven nën 21 vjeç.

Sapo arbitri vërshëlleu fillimin e ndeshjes një futbollist i Rogaskas nxorri topin jashtë vijave kufizuese me qëllim kryerjen e zëvendësimit. Vendin e portierit 17-vjeçar Zan Lorber e zuri Adjin Mulacic, 29-vjeçari që është edhe titullari i katërkëndorit të Rogoskas. Në fund ndeshja u mbyll me shifrat 2-2.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?