Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Lars Klingbeil

Bota

Zëvendëskancelari gjerman kërkon të rishikohet mundësia e ndalimit të AfD-së, partisë së ekstremit të djathtë!

23 Gusht, 14:18| Përditesimi: 23 Gusht, 14:22

  • Share

Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Lars Klingbeil, bëri thirrje më 23 gusht që të rishikohet mundësia e ndalimit të partisë të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në dritë të dëshmive të bëra publike nga agjencitë vendëse të inteligjencës.

“Ne duhet t’i luftojmë armiqtë e demokracisë”, tha ai për Funke Media Group të Gjermanisë. “Nëse procedurat për ndalim mund të kenë sukses duhet të vendoset duke vlerësuar gjetjet e agjencive të inteligjencës”, shtoi ai.

Klingbeil, bashkëudhëheqës i Socialdemokratëve (SPD) në koalicionin e udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz, tha se Qeveria nuk mund të rri duarkryq nëse një parti që haptazi është e ekstremit të djathtë synon të shkatërrojë demokracinë e Gjermanisë.

“Për këtë arsye, demokratët janë të obliguar që seriozisht ta shqyrtojnë mundësinë e procedurave ligjore për ta ndaluar AfD-në”, tha ai.

Agjencia për inteligjencë të brendshme në Gjermani – e njohur si Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës – në maj e shpalli AfD-në “grup ekstremist të krahut të djathtë”.

Përdorimi i këtij termi më vonë u pezullua, teksa po shqyrtohet një ankesë e dorëzuar nga kjo parti në Gjykatën e Apelit. Agjencitë e inteligjencës në nivel shtetëror kanë bërë klasifikime të ngjashme për degët lokale të AfD-së, partisë më të madhe opozitare në Gjermani.

Ndërsa SPD-ja e Klingbeilit po kërkon krijimin e një grupi pune për të mbledhur dëshmi nëse AfD-ja vepron në mënyrë antikushtetuese, blloku konservator i Merzit mbetet skeptik dhe beson se procedurat ligjore mund të rrisin mbështetjen për AfD-në.

Një kërkesë për ndalim mund të dorëzohet nga njëra nga dy dhomat e Parlamentit ose nga Qeveria, dhe vetëm Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë ka fuqinë për të vendosur masën e ndalimit. /REL/

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 23/08/2025 15:58

    Pse te ndalohet kur e vetmja parti qe mendon mire per popullin Gjerman apo keni frike nga konkurenca ne votimet e ardhshme si e si dote fiton AFD pse ju e futet Gjermanine ne nji borxh te nji some prej 3000 miljard populli nuk mundet te paguaj qerane kurse ne Bundesdag kane rogen mbi 10.000 euro pra jeni vet fajtore kur ata dote fitojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?