Foto ilustruese

Zëvendëskryeministri Tahiri : Mbyllja e panevojshme gjatë festave të fundvitit në Kosovë, situata epidemiologjike nën kontroll

15 Dhjetor 2020, 09:40| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 09:47

  • Share

Festat e fundvitit i ka gjetur qeveritë e shteteve përballë valës së dytë të COVID-19, duke i bërë ato të shtrëngojnë gjithnjë masat me qëllim mbajtjen e situatës nën kontroll. Kosova, duket sikur po përballet më së miri me koronavirusin, pasi numri i rasteve dhe viktimave gjithnjë është në ulje, gjë që përbënë një lajm tepër shpresëdhënës për qeverinë kosovare, duke vendosur kështu të mos ndërmarri masa më strikte anti-COVID për qytetarët.

Ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se për momentin duhet të mbahen në fuqi masat aktuale “Situata epidemiologjike analizohet në baza të rregullta dhe në varësi të asaj se sa është numri i të infektuarve, sa është numri i të shtrirëve në spital dhe cilat janë projeksionet, edhe mund të propozohen masa të reja. Por për momentin, do të vazhdohet me këto që janë në fuqi dhe është ende herët të dihet se si do të veprohet në mënyrë specifike me secilin sektor apo veprimtari në fund të vitit”, tha ai për Express.

Mendimin e tij për situatën dhe hipotezën për marrjen e masave të reja e ka dhënë dhe zëvendëskryeministri Besnik Tahiri i cili theksoi se marrja e masave të reja aktualisht është e panevojshme. Ajo që duhet bërë është të rishikohet shtyrja e orarit të mbylljes së qarkullimit pra orës policore “Me ministrin Armend Zemaj bashkëbiseduam me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës për situatën me Pandemi dhe respektimin e masave. U dakorduam të rrisim vigjilencën institucionale si dhe respektimin rigoroz të masave të rekomanduara. Në këtë takim, u dakorduam se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë, sikurse që duhet të analizohet zonimi dhe të shtyhet orari i mbylljes”, ka shkruar Tahiri.

Nëntori ka qenë muaji i fundit ku qeveria kosovare ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID dhe me sa duket kanë rezultuar efektive, pasi dhe numri i shërimeve ditore është gati dyfishi i infektimeve. Përveç rishikimit të orarit të mos qarkullimit, Kosova nuk do të ndërmarri masa të reja për festat e fundvitit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?