Zëvendëskryetari i Bashkisë së Kukësit është paraqitur sot në SPAK.
Granit Gjana ka hyrë në ambientet e SPAK rreth orës 11:30 minuta.
Burimet bëjnë me dije se Gjana është thirrur për tu marrë në pyetje në lidhje me tenderin e qenve për të cilën kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici do të favorizonte pë Alma K. Me 40 vjeçaren Gjici kishte një marrëdhënie intime. Gjithçka u zbulua pas publikimit të videos ku Safet Gjici kryen marrëdhënie intime me Alma K në zyrën e bashkisë.
Deri tani Safet Gjici ndodhet në paraburgim në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Alma K. Po hetohet në gjëndje të lirë për akuzën korrupsion pasiv.