Zëvendësministrja ironizoi propozimin për njohjen e ciklit menstrual nga qeveria si sëmundje/ Braçe: Njerëz që vijnë nga hiçi, bëjnë hiç, i përzënë si hiç

16 Nëntor 2023, 19:20| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 19:24

  • Share

Propozimi i deputetit socialist Erion Braçe për njohjen nga qeveria si sëmundje, periudhën e menstruacioneve tek gratë dhe vajzat, dhe si rrjedhojë t’u jepet raport nga puna, ka shkaktuar shumë polemika.

Një ndër komentueset e këtij propozimi ishte dhe ish zëvendësministrja e ministrisë së Financave, Irena Beqiraj e cila përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, përbuz nismën e Braçes.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga deputeti socialist, i cili ka ironizuar zv.ministren duke e cilësuar si “njerëz që vijnë nga hiçi, bëjnë hiç, i përzënë si hiç.”.

"U bë kohë që shoh njerëz që vijnë nga hiçi, bëjnë hiç, i përzënë si hiç.

Nuk ka rendesi gjinia-mashkull, femer, fare, burra apo gra nuk behen kurre.

Aaa po, pasi i perzene, e bejne nje gje;

Flasin në emër të socialistëve, si gjendje njehere, si perkatesi here tjeter.

Ne socialistët, kete tipologji, mes nesh e shquajme si veresie-kur vijne, si qesim-kur nisin e flasin pasi ikin.

Nisur nga keta-gjinia perseri nuk ka rendesi, me duhet te them:

Vdeksha unë për veresie qesim bekirin”, shkruan Braçe në Facebook.

Postimi i zëvendësministres së Financave, Irena Beqirajt:

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 16/11/2023 21:07

    Në Mal të Zi burrat që punojnë në administratën shtetërore përfitojnë një vit pushim me pagë të plotë kur gruaja e tij lind fëmijë. Pse mos të aplikohet edhe në Shqipëri kjo edhe nisma e Braçes?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?