Aurora Polo

Zëvendëson Alfred Pezën, Aurora Polo komandohet drejtore e përgjithshme e RTSH-së

26 Shtator, 10:51| Përditesimi: 26 Shtator, 13:10

  • Share

Aurora Polo komandohet si drejtore e përgjithshme e RTSH-së. 

Polo ka qenë më parë drejtuese e Albafilm, si dhe zv.drejtore e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar.

Ajo zëvendëson përkohësisht ish drejtorin Alfred Peza që dha dorëheqjen pak kohë më parë. Vendin e Pezës, Aurora Polo e mori automatikisht që më 6 shtator sipas statutit të Radio Televizionit, pasi ajo kishte postin e zv.drejtoreshës. 

Vetëm 1 vit pasi mori drejtimin e RTSH-së, Peza dhë dorëheqjen e parevokueshme në Këshillin Drejtues. Ai u vendos në qendër të kritikave për shkak të shkarkimeve masive të punonjësve të RTSH-së.

 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?