Foto nga prezantimi i Donjeta Balit si drejtuese e QSUT

Sociale

Zëvendëson Prof.Dr. Alma Canin, prezantohet drejtoresha e re e QSUT

29 Maj, 11:33| Përditesimi: 29 Maj, 12:04

  • Share

Një ditë pas dorëheqjes së Prof. Dr. Alma Cani, Donjeta Bali është prezantuar sot si drejtuesja e re e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. 

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka publikuar edhe një moment nga prezantimi i saj në rrjetet sociale, ndërsa i uron suksese në detyrën e re.

“Prof. Dr. Donjeta Bali do të jetë drejtuesja e re e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Një profesioniste me përvojë, e cila merr drejtimin e institucionit më të madh spitalor në vend me përkushtimin për të çuar përpara standardet e kujdesit shëndetësor dhe shërbimin ndaj pacientëve. Suksese në këtë detyrë të rëndësishme, me bindjen se në qendër do të jetë gjithmonë pacienti dhe shërbimi cilësor!

Një falënderim i veçantë për Prof. Dr. Alma Cani, për punën dhe kontributin e saj gjatë drejtimit të QSUT-së, në një periudhë sfidash të shumta”, shkruan Koçiu në rrjetet sociale.

Dje pas 14 muajsh në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Prof. Dr. Alma Cani dha dorëheqjen, duke lënë pas një periudhë të rëndësishme ndryshimesh dhe përkushtimi të lartë profesional.

Prof. Ass. Donjeta Bali ka shërbyer prej 21 vitesh si mjeke pediatre Onkohematologe në shërbimin delikat të Onko-Hematologjisë Pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.

Ndërkohë, sipas burimeve Prof. Dr.Alma Cani do kthehet sërish te spitali Shefqet Ndroqi, si nëndrejtoreshë dhe shefe reanimacioni.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?