CEZ-i

Zgjaten me 3 muaj hetimet për dosjen e privatizimit të CEZ

16 Prill 2018, 15:16| Përditesimi: 16 Prill 2018, 15:23

  • Share

Pas vendimit të gjykatës për të rihetuar skandalin e privatizimit të operatorit të shpërndarjes së energjisë tek kompania Ceke Cez, prokuroria e Tiranës ka kërkuar një afat të ri prej tre muaj kohë.

Kërkesa është depoztiaruar dhe miratuar në gjykatën penale të tiranës për ti dhënë kohë organit të akuzës të marrë përgjigjet e letër porosive dërguar jashtë vëndit.

Për këtë hetim prokuroria ka marrë në pyetje dajlin e ish kryeministrit Sali Berisha Shkëlzen Berisha, ish ministrin e energjitikës Genc Ruli ndërsa pritet deklarimi i Nuel Kalaj dhe ish kreut të Cez Albania Josef Hysek.

Deri në këto momente prokuroria ska mundur të ketë asnjë kontakt me Hysek dhe Kalaj dhe ka dërguar letër pororsi në Ceki dhe Francë ku janë dhë vëndet në të cilat kanë adresat dy personat e kërkuar si deklarues në këtë hetim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?