Zgjatet fasha e orarit, shtohen kontrollet! Policia kalon 'në sitë' qytetarët dhe mjeteve (VIDEO)

14 Prill 2020, 10:10| Përditesimi: 14 Prill 2020, 14:48

  • Share

Zgjatja e fashës së orarit nuk do të thotë "qarkullim i pakufizuar' ishte thirrja që Policia e Shteti u bëri qytetarëve dhe mjeteve që zgjedhin të qarkullojnë të lirë ndërkohë që vendi është në shtetrrethim.

Ditën e sotme kontrollet e shtuara janë vënë re në të gjithë vendin, ku policia po kalon në "sitë" thuajse çdo qytetarë dhe mjetet që lëviz në rrugë.

Lëshimet me pikatore të qeverisë, nuk do të thotë se kushto mund të dalë, por vetëm qytetarët dhe mjetet që shkojnë në punë në 05:00-8:00 dhe kthimi nga puna në orën 16:00-17:30 dhe qytetarët që kanë lejen e posaçme për të bërë pazaret për familjarët e tyre.

Ora 14:40
Shiu fut në shtëpi kuksianët, qytetarët friksohen edhe nga rasti i parë me COVID-19 në këtë bashki

Rrugët e qytetit të Kukësit sot janë pothuajse totalisht të boshatisura si pasojë e shiut pavarësisht se me vendimet e reja për koronavirusin lejohet që qytetarët të lëvizin deri në orën 17:30.

Qytetarët janë mbyllur në shtëpitë e tyre ndoshta edhe për shkak të frikës, pasi sot u konfirmua rasti i parë me COVID-19 në këtë bashki, që ishte një infermier i spitalit rajonal. Ndërkohë ndryshe nga dreka në mëngjes ka patur shumë lëvizje në Kukës.

Ora 12:35
Elbasan situatë e qetë, nuk ka dyndje masive të qytetarëve në rrugë dhe tregje (VIDEO)

Në qytetin e Elbasanit situata është e qetë ku qytetarët i janë përshtatur masave të kërkuara për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë vëzhgimit të bërë në disa nga rrugët kryesore të qytetit të paktë janë ata qytetarë të cilë lëvizin për të bërë pazaret e ditës. Nëpër tregje nuk ka dyndje duke përfituar dhe nga zgjatja e orarit për disa biznese. Në rrugë janë prezentë forcat e policisë dhe ushtrisë të cilat verifikojnë çdo person a është i pajisur me lejen e daljes ose jo.

Ora 11:00
Lushnjarët prani të madhe në rrugë, policia shton kontrollet (VIDEO)

Policia ka shtuar kontrollet edhe në qytetin e Lushnjes, ku qytetarët dhe makinat janë kontrolluar nëse ato disponojnë lejen për të lëvizur. Gjatë ditës së sotme kontrollet kanë qenë edhe më të shpeshta për shkak dhe të zgjatjes së fashës së orarit për të lëvizur deri në orën 17:30 për personat që kanë një autorizimin për të lëvizur për punë apo bërjen e pazareve. Në Lushnje vihet re se ka prani të qytetarëve në rrugë por që në shumicën e rasteve respektojnë distancën mes tyre, ndërsa nuk kanë munguar dhe gjobat për ata që kanë thyer rregullat.

Ora 10:15
Fier, radhë në sportelet e bankave, në tregje dhe qytet ka lëvizje të vogël qytetarësh dhe makinash (VIDEO)

Sot në Fier problematikë kanë qenë bankat. Në të gjitha bankat ka patur radhë por jo vetëm kaq në disa prej tyre distancimi social  nuk ka qenë sipas parametrave që kërkohen. Kjo ka ardhur edhe si rezultat i ditës së hënë që kë qenë pushim për festën  e pashkëve. Në tregun e fruta -perimeve nuk ka patur qytetarë. Duket se qytetarët janë furnizuar më parë, nuk paraqitet fluks në mjetet e qarkullimit rrugor dhe të paktë janë dhe qytetarët që lëvizin në trotuar.

Ora 09:51
Fushë-Kruja i rikthehet totalisht normalitetit, krijohen radhë në banka (VIDEO)

Qytetarët e Fushë-Krujës vijojnë të mos respektojnë masat shtrënguese për parandalimin e COVID-19. Dita e martë pas së hënës që ishte pushim sot sjell një realitet krejt tjetër. Grumbullime të mëdha qytetarësh vihen re nëpër hyrjet e bankave të cilat kanë qenë dhe vijojnë të mbeten një problem i madh përsa i përket grumbullimeve masive. Dhe pse ka prezencë të shumtë të forcave të policisë qytetarët vijojnë normalisht rutinën e tyre.

Ora 09:42
Lezhë, zgjatja e fashës së orarit shton ndjeshëm kontrollet ndaj qytetarëve dhe mjeteve (VIDEO)

Policia dhe Forcat e armatosura kanë shtuar kontrollet në qytetin e Lezhës. Që në orët e para të mëngjesit efektivët e policisë kanë kontrolluar qytetarët dhe mjetet nëse kanë lejen apo autorizimin e duhur për të lëvizur dhe qarkulluar.

Ashtu siç ishte paralajmëruar se zgjatja e fashës së orarit do të shoqërohet me kontrolle dhe ndëshkime të ashpra, pasi ai orar nuk do të thotë 'qarkullim i pakufizuar' i mjeteve apo qytetarëve.

Edhe pse qeveria ka bërë disa lëshime me pikatore, kjo nuk do të thotë se kushto mund të dalë , por vetëm qytetarët dhe mjetet që shkojnë në punë në oraret 05:00-8:00 dhe kthimi nga puna në orën 16:00-17:30 dhe qytetarët që kanë lejen e posaçme për të bërë pazaret për familjarët e tyre.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?