Zgjatet fasha orare për tërheqjen e pasaportave, Voda: Paraqituni me maskë e doreza kur t'ju njoftojnë me SMS

27 Prill 2020, 13:22| Përditesimi: 27 Prill 2020, 13:23

  • Share

TIRANE-Zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda njoftoi fashën e re orare për t'u paraqitur për tërheqjen e dokumenteve biometrike. Fasha e zgajtet me dy orë nga 08:00-14:00 që ishte, tani bëhet nga 08:00-16:00.

Qytetarët duhet të paraqiten pasi të njoftohen me SMS dhe të respektojnë masat. Ndërkohë që për rinisjen e aplikimeve duhet të pritet një fazë e dytë, pasi tani do të shpërndahen vetëm që bërë.

"Prej dy javësh ka filluar shpërndarja e dokumenteve biometrike në të gjitha zyrat. Deri tani shpërndarja ka vijuar normalisht, qytetarët lajmërohen me një SMS për orarin që duhet të paraqiten për të marrë pasaportat dhe kartat e ID-ve.

Por duhet të respektoni masat, maska, doreza dhe të ruajnë distancën në zyrat ku paraqiten. Gjatë dy javëve fasha e orarit ka qenë 08:00-14:00, ndërsa duke filluar nga sot fasha orare për tërheqjen e dokumenteve biometrike zgjatet, bëhet 08:00-16:00.

Paraqituni në orar në zyrat e tërheqjes së kartave ID dhe pasaportave, pas njoftimit me sms dhe respektoni masat mbrojtëse COVID19. Duke menaxhuar këtë fazë me kujdes, kalojmë te faza tjetër për aplikim e ri-aplikime për dokumente biometrike, pra rinisjes së aplikimeve" tha ajo.

Komento

Komente

  • Kafsha: 27/04/2020 13:35

    Po nuk u bene pasaporta te reja dhe ID te ridizenjuara me standart te larte nuk mar. Pasaportes qe kam i jane fshire germat dhe shqiponja në kopertine. Turp për cilesine! Le cilesia por dhe dizenjimi skandal

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?