Deputeti i Komisionit të Rithemelimit, Luan Baçi, tha në emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv, se një ditë më parë, bojkotuan votimin në Kuvend për zgjatjen e afateve të vettingut për shkak të marrëveshjes Rama-Basha. Baçi e quan votimin e djeshëm një fasadë pasi vendimi ishte marrë më herët nga kreu i PD me kreun e qeverisë.
“Votimi u bë para se të mbaronin diskutimet e deputetëve, se ishte bërë marrëveshja mes Bashës dhe Ramës dhe do miratohej kjo. Nuk ja vlente të rritje në atë votim. Ishte vendim i marrë. Marrëveshje e vazhdueshme e Bashës dhe Ramës, të gjithë në favor të tyre për reformat që duan. Ishte një paravendim, marrëveshje, Basha e ka pa kushte. I thanë, ato deputetë që janë me ty, do vijnë dhe të votojnë me sy mbyllur. Më vjen keq se thuhet u votua se e thanë ndërkombëtarët. Këto të fundit kanë rëndësi të veçantë. Por janë pro diskutimeve e mendimeve.”-tha Baçi.
Ndërsa analisti Plator Nesturi, nuk e quan një marrëveshje Basha-Rama por sipas tij janë të tjerë aktorë që kanë trysnuar që të bashkohen këto vota në Kuvend. Sipas Nesturit, është një nismë politike e sponsorizuar nga ndërkomëbtarë.
"Vota e Bashës padyshim që do ishte e tillë, jo se i hante për vettingun, Ramën. Në kushtet ku ndodhet PD-ja, nuk do dilte kundër vullnetit të ndërkombëtarëve. E vetmja kartë që ka kundër Berishës.”-tha Nesturi.
Për gazetarin Sokol Bregu, dje në parlament duhet të kishte një moral dhe të kishte diskutime pse votuan pro dhe kundër ndërsa qëndrimin e Bashës e quajti qesharak.
"S'e kuptoj çfarë i ka ngelur Bashës në konceptin e tij. Ai shpreson që dikush në të ardhmen t'i dhurojë një vend, ti je mbreti tani. T’i shpjegojë dikujt pse ishe pro dhe kundër. Qëndrimi i Bashës është qesharak. Jam edhe për qëndrimin e Baçit, që nuk u fut fare në votim. ”-tha Bregu.
Indrit Vokshi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, tha se nuk ka marrëveshje Rama-Basha, por marrëveshje të kreut të PD dhe kryeministrit me BE apo SHBA.
“Nuk ka marrëveshje Basha-Rama, por të Bashës e Ramës me perëndimin dhe vendet atlantike.”-tha Vokshi.
Luan Baçi, tha se vendimi për bojkot në kuvend teksa votohej, ishte një vendim personal dhe nuk e mendoi fare se kush po ikën dhe kush jo. Baçi i mëshon deklaratës së mëherëshme se Basha dhe Rama kanë bërë marrëveshje përpara votimit.
Kujtojmë se dje në seancën e Kuvendit pas diskutimeve është votuar shtyrja e afateve të vettingut. Me 118 vota pro Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese për të shtyrë deri më 31 dhjetor 2024 mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut) dhe Komisionerit Publik.
Ca ka per “politiken e holle” tuaj ketu! Vettingun e bene US -BE me force, Baçat e Thimat e LSI, dolen ne çadra me fara e byrek. Basha hyri e doli 10 here nga takimet me nderkombetaret, dhe kam bindjen se i dha OK, po kur shkonte te rraportonte ke Sekretar Sala me daktilografist Kapterrin e “Gazermes”, se keshtu eshte ende, The Presidenc, ndryshonte qendrim. Dje, duke i bere qefin dhe Baç/Thim-ve, te Gjithe votuan me Pahir sipas US-BE, po fus dhe PS-n se me mer Baç/Thimi per maskilist ;)
Përgjigju