Komisioni i Pavarur i Kualifikimit reagoi pas votimit në Kuvend për zgjatje e afateve të vettingut. Në reagimin e KPK thuhet se ata do të vijojnë me profesionalizëm procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve deri në përfundimin e tij.
"Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dëshiron të shprehë falënderim dhe mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në funksion të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. KPK falënderon gjithashtu Kuvendin e Shqipërisë për mbështetjen e shprehur edhe njëherë me votë për procesin e vettingut dhe në veçanti për punën dhe angazhimin e Komisionit, duke zgjatur mandatin e tij deri në fund të vitit 2024. Mbështetja e komunitetit ndërkombëtar dhe ajo e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë përbëjnë njëkohësisht një përgjegjësi të shtuar për trupën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të vijuar me të njëjtin përkushtim, profesionalizëm dhe paanshmëri procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve deri në përfundimin e tij. Besimi i publikut do të vijojë të jetë udhërrëfyesi i KPK-së në rrugën e nisur drejt garantimit të një sistemi drejtësie të pavarur, të pakorruptuar e sa më të drejtë për qytetarët", shkruhet në reagim.
Lajmi kryesor:
Zgjatja e afateve të vettingut, SHBA: Hap i rëndësishëm drejt integrimit europian! Soreca: Moment historik, votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE
//ReportTv.al