Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, Kuvendi vendosi t'i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion lidhur me propozimet që kanë bërë ata vetë për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut.
Më shumicë votash nga deputetët e PS u miratua që t'i drejtohen 'Venecias', ndërsa Xhafaj abstenoi, i cili u shpreh se i qëndron deklaratave të bëra në mbledhjen e parë të këshillit.
“Kam përgatitur një tërësi pyetjesh që unë besoj mund të ndihojmë ekspertizën e thirrur nga ky komision, por edhe ekspertiza ndërkombëtare.”-tha Xhafaj.
Xhafaj kërkon përgjigje për 5 çështje kryesore;
Si paraqitet situata konkrete lidhur me veprimtarinë e KPK? Pse nuk u përmbushën objektivat brenda këtij afati? Si mund të ndihmojmë brenda këtij afati? Çështja e tretë lidhet me avantazhet dhe disavantazhet e vazhdimësisë së punës së KPK?
Cilat janë garancitë që do përmbyllet puna brenda afatit që propozohet të zgjatet, për të parë kush i jep më shumë garanci dhe siguri procesit.
Lajmi kryesor: