Për ekspertin e fushës së ligjshmërisë Ilir Çepani, nuk duhet që të ketë një shtyrje të mandatit të prokurorëve të SPAK, kërkesë të cilën e bëri kreu i SPAK Altin Dumani në raportimin e tij vjetor për vitin 2024.
I ftuar ditën e ditën e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ai u shpreh se SPAK dhe GJKKO janë organe të përkohshme.
‘Nuk jam dakord, sepse edhe në paketën e reformën në drejtësi thuhet se janë organe të përkohshme si SPAK dhe GJKKO për shkak të një sfide ku ndodhej vendi në atë kohë. Këta i kanë 9 vite duan dhe 9 që të bëhen 18. Kushteuta duhet të ndryshohet sepse do të bëhet reforma 2. SPAK duhet të futet tek Ministria e Drejtësisë’, tha ai.
Çepani komentoi edhe vetingun në drejtësi, për të cilin tha se solli që sot të kemi rreth 110 mijë dosje të cilat janë lënë pezull, pasi largimit të prokurorëve.
‘Kur flasim për reformën në drejtësi theksuam se reforma krijoi një rivendosje organesh. Janë rreth 110 mijë dosje që flenë në SPAK. Në Prokurorinë e Tiranës ikën rreth gjysma e prokurorëve nga vetingu këtë ngarkesë kush e përballojë, ajo u shpërnda tek prokurorët e tjerë, dhe atyre ju shtua 2 deri në 3 herë më shumë volumi i punës. Po sot kolapsi nuk është vetëm në dosje hetimore por edhe tek prokurorët e SPAK të cilët të drejtojnë hetimin është e ligjshme por nuk duhet që të përfshihen në hetim’, tha ai.
Teksa u ndal tek mbikëqyrja e institucioneve të drejtësisë, ai tha se sot asnjë si kontrollon prokurorët e SPAK. Sipas tij, kallzimet që shkojnë në SPAK nuk shqyrtohen në kohë nga prokurorët.
‘Nuk mjafton komisioni i ligjeve që të mbikëqyrë ligjshmërinë e institucioneve, duhen edhe komisione të ligjshme për përgjimet dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Prokurorinë e juridiksionit të Përgjithshëm apo SPAK, asnjë se kontrollon, vjen një kallëzim e fut aty prokurori dhe koha ikën. Kallëzimi vjen me emër dhe thotë në atë vend është bërë kjo gjë dhe janë këta përgjegjës.
Prokurori duhet që ta konsultojë kallëzimin me agjensitë e tjera, pasi mund të prish një operacion që ka vite dhe kjo bënë që ata që janë subjekt i krimit, të ikin dhe zhdukin gjurmët e krimit. E merr policia kallëzimin dhe ja referon prokurorit dhe ai e merr dhe e lë aty. Shkon i bie derës kallëzuesi dhe ai thotë prit se s’ka ardhur radha, por aty mund të fshihen vepra penale të rrezikshme dhe ai që është i implikuar në këtë proces merr masa për të zhdukur provat ose për të intimiduar dëshmitarët’, tha ai.
Komente
