Zgjatja e orarit deri në 17:30, zhduken radhët në tregu i Kombinatit dhe Vasil Shanto - VËZHGIMI (VIDEO)

13 Prill 2020, 12:45| Përditesimi: 13 Prill 2020, 14:44

  • Share

Tregu ushqimor i Kombinatit sot duket më pak i populluar se në ditët e tjera pavarësisht se pritej ndryshe. Kjo për shkak se vinim nga izolimi i së dielës ku nuk lejohej asnjë lloj aktviteti.

Gjithsesi situata është krejt më normale, nga një vëzhgim që Report Tv bëri në këtë treg. Sigurisht që kjo mund të ketë ardhur edhe për shkak të zgjatjes së orarit të kufizimit që ka hyrë në fuqi nga dita e sotme. Tregjet ashtu si farmacitë do të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:30.

Tregu i Kombinatit sakaq është kthyer në shembull përsa i përket masave të mbrojtjes nga COVID-19. Prej ditësh janë marrë masa shtesë si qëndrimi në distancë ndërmjet personave, dezinfektimi në hyrje dhe dalje dhe qëndrimi në radhë.

Ora 13:27
Tregu 'Vasil Shanto' ruan distancën sociale, tregtarët: Çmimet janë të larta, por kemi pasur shitje (VIDEO)

Situata në tregun Vasil Shanto ka shfaqur një pamje të qetë dhe në respektim të masave të distancimit social. Ndoshta kjo është efekt i zgjatjes së fashës së orarit ku qytetarët nuk dynden për të bërë pazare por dhe ndërgjegjësimit për të ruajtur shëndetin.

Për tregtarët mbyllja e fundjavës nuk është shumë e preferueshme pasi sjell një dyndje të madhe të qytetarëve për t'u furnizuar duke u ndjerë të kërcënuar.

Tregtarët shprehen se në këtë periudhë kanë pasur më shumë fitim pasi ka pasur shitje ndërsa çmimet janë të larta ku brokoli është më i shtrenjti, ndërsa limoni ka pësuar ulje.

"Problem pati limoni por kur u tërhoq solli një ulje të çmimit nga 300 në 250 lekë apo brokoli nga 400 të shtunën, sot po shitet me 300", shprehen tregtarët  

Ora 12:50
Në Fier ka ende të pabindur, deri në orën 12 vendosen 30 gjoba

Në qytetin e Fierit policia vijon kontrolleve të mjeteve dhe qytetarëve nëse zotërojnë lejen për të qarkulluar në fashën e orarit dhe respektimin e masave të vendosura nga qeveria. Gjatë këtyre kontrolleve deri në orën 12 janë vendosur 30 gjoba për qytetarë e mjete, që qarkullojnë pa autorizimin përkatës.

Policia ka vendosur postblloqe në çdo vend për kontrollimin e mjeteve që qarkullojnë nëse kanë autorizimin për të lëvizur si dhe efektivë policie kontrollojnë qytetarët në rrugë duke u kërkuar lejen e daljes për pazare dhe duke i këshilluar që të qëndrojë në shtëpi.

Ora 09:48
Pas fundjavës së qetë, Lushnja i 'kthehet' punës! Njerëzit respektojnë distancën mes tyre (VIDEO)

Dita e hënë ka nisur me oraret e reja të lëvizjes nga ora 05:00 deri në orën 17:30. Prania në rrugë e qytetarëve të Lushnjes dhe mjeteve që lëvizin në rrugë janë të konsiderueshme, por ajo që vihet re është respektimi i distancës mes njëri-tjetrit. Lëvizjet janë që nga personat dhe makinat që shkojnë në punë deri tek ata qytetarët, të cilët kanë një autorizim nga policia e shtetit për të kryer pazaret e shtëpisë.

Kamera e Report TV ka bërë një inspektim në rrugët e Lushnjes ku vihet re se njerëzit presin në radhë dhe në distancë në furrat e bukës, farmaci dhe marketet për të bërë pazaret.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • loli: 13/04/2020 12:53

    cfare behet atje se di une po ketej nga une eshte si dite feste jane derdhur rtugeve .w grupe. na rrofte 1 muaj brenda

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?