Kronikë

Muzikë deri në orën 23:00, kreu i operatorëve turistik në Vlorë për Report Tv: Falënderojmë Ramën, anulojmë protestën që kishim organizuar për sot në mbrëmje

19 Korrik 2021, 13:05| Përditesimi: 19 Korrik 2021, 11:24

  • Share

 

Zgjatja e orarit të muzikës deri në orën 23:00, njoftim që u bë me dije sot nga kryeministri Edi Rama, duke se ka kënaqur edhe kërkesat e pronarëve të lokaleve në Vlorë. Në një lidhje telefonike për "Report Tv", kreu i operatorëve turistik në Vlorë, Vasil Bedinaj përshëndeti njoftimin e kryeministrit, ndërsa tha se tashmë kanë anuluar edhe një protestë masive që kishin organizuar për t'u mbajtur mbrëmjen e sotme, në orën 19:30.

"Përshëndesim edhe vendimin e kryeministrit për zgjatjen e orarit. Ka qenë një gjë që sektori ynë, pas shumë diskutimeve, kemi dalë në përfundimin që duhej bërë kjo gjë., Vlora është një qytet turistik dhe pas një viti shumë të vështirë qoftë për ne dhe qeverinë, por në asnjë moment nuk e ka mbështetur biznesin. Për shmangur falimentimin e subjekteve, duhej kjo gjë. Do të ishte më e udhës që qeveria të detyronte qytetarët të bënin vaksinën në mënyrë që të ecte ekonomia. Reagimi i kryeministrit ishte shumë pozitiv, erdhi në momentin e duhur sepse situata po përkeqësohej, ishte organizuar një protestë më masive në orën 19"30, ne po e heqim këtë si opsion dhe falënderojmë kryeministrin që e zgjidhi këtë ngërç. Jemi ok me këtë njoftim që morëm nga kryeministri", tha ai.

Kryeministri Edi Rama reagoi sot me një postim në Twitter, pas protestës së pronarëve të lokaleve të Vlorë, të cilët në shenjë proteste kundër orës policore, mbyllën sot bizneset e tyre përgjatë Lungomares.

Rama bëri me dije zgjatjen me një orë të lejmit të muzikës në lokale dhe po ashtu edhe heqjen e orës policore në zonat turistike.


Lajmi kryesor:

Zgjatet deri në 23:00 orari për muzikën në lokale, Rama: Kush do të kërcejë gjatë natës të organizohet në natyrë ku nuk shqetëson njeri


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?