Ish nënkryetarja e PE, Eva Kaili

Zgjatja e paraburgimit për ish nënkryetaren e PE-së të përfshirë në skandalin 'Katar Gate', avokati i saj apelon vendimin

17 Shkurt 2023, 21:06| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 21:09

  • Share

Sven Marie, avokati i ish nënkryetares së Parlamentit Europian, Eva Kaili ka ankimuar vendimin e zgjatjes së paraburgimit për klienten e tij.

Tashmë gjykata e Apelit ka një afat kohor prej 15 ditësh për të vendosur nëse do të zgjasë qëndrimin e Kailit në paraburgim. Sipas Le Soir, avokati i Kailit dëshiron që klientja e tij të merret në pyetje me ish eurodeputetin italian, Antonio Pancheri i cili dyshohet se është “kreu” i skandalit ‘Qatar Gate’.

Kujtojmë se Pancheri ka një marrëveshje bashkëpunimi me autoritetet belge për të dhënë informacione në këmbim të uljes së dënimit të tij.

Avokati i Kailit tha se duhej që gjykata të kishte parasysh faktin që Kaili ka edhe fëmijë për t’u kujdesur.

Gjykata në Bruksel vendosi të premten zgjatjen e paraburgimit për Eva Cailis dhe Pier Antonio Pancheri, në kuadër të hetimeve për çështjen e korrupsionit në Katargate.

Eva Kaili doli sot për herë të tretë para këshillit paraprak të Brukselit për kërkesën e lirimit të saj. Në bazë të procedurës, Eva Kailit këtë herë i zgjatet edhe për dy muaj paraburgimi.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?