Kronikë

Zgjatja e mandatit të SPAK/ Spahiu: E vështirë sepse Kushtetuta ndryshohet me 93 vota nga Rama dhe Berisha

14 Prill, 17:58| Përditesimi: 14 Prill, 21:17

  • Share

Të vështirë e ka cilësuar Juristi Kreshnik Spahiu, zgjatjen e mandatit të SPAK, teksa komentoi raportimin ditën e sotme të kreut të SPAK Altin Duamani në KLP për punën e vitit 2024.

I ftuar në emision ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Spahiu tha se mandatin SPAK mund t’ja zgjas vetëm PS dhe PD nëse bëjnë 93 vota për të mundësuar kështu ndryshimin e kushtetutës.

‘Ka qenë një nga prezantimet më konkrete, ka evidentuar problematikat, nevojat dhe bilancet. Është mirë që një drejtues institucioni mban kontakt me publikun, ne e shohim njëherë në muaj që të komunikoje me publikun dhe është diçka pozitive. Dumani se fshehu as krenarin për punën e tij duke nxjerr edhe statistika dhe numra konkret. Pika kyçe është kërkesa që ai bëri për zgjatjen e mandatit që sipas kushtetutës kanë një mandat të kufizuar dhe pas disa vitesh ata nuk kandidojnë dot.

Dumani erdhi më një propozim konkret nuk kërkoj zgjatje të mandati por mundësin për të rikandiduar edhe të tjerë. Mendoj se është një formulë që s’mund të ketë edhe pengesa ligjore sepse është e papranueshme që ti heqësh të drejtën dikujt që të kandidojë. Që mandati i SPAK të zgjatet duhet edhe një marrëveshje Rama-Berisha. Mandatin mund t’ja zgjas vetëm PS dhe PD që mund të bëjnë 93 vota për të mundësuar ndryshimin e kushetuetës’, tha ai.

Ora 18:16
Spahiu: Çudi por të njëjtët emigrantë marrin pjesë në çdo miting të partive të vjetra apo të reja

 

Juristi Kreshnik Spahiu, u ndal edhe tek vota e emigrantëve në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ku tha se PS ka epërsi ndaj partive të tjera. Ai tha se të njëjtët emigrantë marrin pjesë në çdo miting të partive të vjetra apo të reja.

‘4 parti kanë epërsi për votën e diasporës, ato që kanë më aktive PD, PS ‘Shqipëria Bëhet dhe Partia Mundësia’, pasi kanë punuar më shumë në diasporë. Në diasporë do të ketë probleme, sepse fleta e votimit i shkon një familje në një adresë dhe ata të gjithë do e plotësojnë bashkë. Por unë kam parë në Milano në Breshia në disa qytete  të tjera që janë një grup emigrantësh që marrin pjesë në çdo miting në partitë e reja ose të vjetra dhe kjo e bënë të paparashikueshme rezultatin. Edhe shqiptarët janë bërë pak mjeshtra duke luajtur me 3 ose 4 porta. Por socialistët do kenë epërsi tek vota e emigrantëve sepse kanë punuar më shumë’, tha ai.

Ora 18:12
Krimet zgjedhore/ Spahiu: Votat i blen partia që mund humbas dhe jo partia që ka të sigurt fitoren

Juristi Kreshnik Spahiu, teksa u ndal tek fushata elektorale, në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se fushata këtë vit po bëhet në rrjetet sociale, dhe partitë nuk janë duke shpenzuar shumë para si në vitet e kaluara.

Ai tha se votat i blen partia që mund humbas dhe jo partia që ka të sigurt fitoren në zgjedhje.

‘Një arsye pse këtë vit është fushatë e dobët është se këta s’duan që të shpenzojnë para dhe po e bëjnë fushatën në rrjetet sociale, në video ku dalin dhe flasin dhe e gjitha kjo nuk ka qenë më parë. Në rastet kur rezultati dihet, para nuk hedh ai që e ka fitoren në xhep, por hedh humbësi, por edhe ai në mënyrë të kufizuar. Para hedhin ata që janë në listë të hapur që se kanë të sigurt fitoren. Parlamenti do dominohet nga deputet që kanë qenë në lista të mbyllura’, tha ai.

Ora 18:07
Spahiu: Fushata elektorale më e ftohta në 35 vjet, sepse partitë e dinë kush fiton apo humb zgjedhjet

 

Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar në emision ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj edhe hapjen e fushatës elektorale nga partitë politike për zgjedhjet e 11 majit.

Ai e konsideroi fushatën e këtij viti si më të dobën në 35 vitet e fundit.  

‘Kam vite që e ndjek me detaje fushatat dhe di të them që fushata e këtij viti është më e dobëta në 35 vite. Të dy takimet hapëse të PD dhe PS me gjithë përpjekjet për të mbushur sheshet ka një detajë tjetër që e minon entuziazmin e të dyja partive, mënyra e ftohtë e reagimit të pjesëmarrësëve. Ishin shumë jo entuziastë dhe për këtë ka disa arsye. Në një ndeshje ku dihet rezultati spektatorët janë tifozë pasiv nuk ka entuziazëm. Ka një mungesë entuziazmi edhe për shkak se nuk pritet rotacion politikë. Shanset për të pasur rotacion politikë janë zero’ tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?