Kronikë

Zgjedhjet e 25 prillit, shtyhet deri më 30 prill afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit

26 Mars 2021, 16:36| Përditesimi: 26 Mars 2021, 17:35

  • Share

Shtyhet deri më datë 30 prill afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit që skadojnë para 25 prill, që shënon datën e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë.

Afati i shtyrjes së vlefshmërisë së kartave që skadojmë para zgjedhjeve është vendosur në mbledhjen e djeshme të këshillit të ministrave me propozimim të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. 

Ky vendim është marrë për t'u dhënë kështu mundësinë të votojnë në zgjedhjet parlamentare edhe atyre që iu skadon ID.

"Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë që përfundon deri në datën 25 prill 2021, zgjatet deri në datën 30 prill 2021", thuhet në VKM.

Kërkesa për zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit e bërë fillimisht nga Partia Demokratike, u mbështet më pas nga presidenti Ilir Meta dhe nga kryeministri Edi Rama.

Edhe mazhoranca më herët, ashtu sikundër dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve morën në konsideratë faktin e shtyrjes së vlefshmërisë së dokumenteve të skaduara identifikuese.

VKM për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së kartave të ID

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?