"Asnjëherë nuk ka pas divergjenca. Janë 5-6 shokë me nja 2 shoqe, që prej 91 tallen me shqiptarët. Nuk i ndan dhe nuk i dallon dot", kështu është shprehur Myslym Murrizi, i pyetur nëse do të ketë një kompromis mes Metës, dhe Mazhorancës, për sa i përket zgjedhjes së anëtarëve të rinj për vitin 2020 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
"KLGJ sot ka legjitimuar dekretin e Metës, ndërsa mazhoranca sot ka pranuar publikisht. Sot është bërë fakt. Të njëjtën lojë që kanë ndërtuar më parë." ka shtuar më pas Murrizi.
Ditën e sotme janë zgjedhur anëtarët e rinj për vitin 2020 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ata janë Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha nga Gjykata Kushtetuese, Ardian Dvorani si kandidat i vetëm nga Gjykata e Lartë u zgjodh automatikisht anëtar dhe kryetar i këtij institucioni.
Lajmi kryesor:
Zgjedhja Prokuror i Përgjithshëm i Olsian Çelajt, Murrizi në '45 Minuta': Sot veproi ligji i ri, ka përgjegjësi të madhe
/r.k./ReportTv.al