Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Kushtetueses, PD: Puç nga Rama, po kap gjykatën

11 Nëntor 2019, 15:28| Përditesimi: 11 Nëntor 2019, 15:40

  • Share

TIRANE-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e cilëson si një puç kushtetues votimin e dy anëtarëve të rinj të këtij institucioni seancën e sotme plenare nga Kuvendi i Shqipërisë. Selia blu akuzon kryeministrin Edi Rama se po tenton që të kapë Kushtetuesen. Sipas Bardhit i gjithë procesi i kryer nga kryetari i KED, Ardian Dvorani, me porosi të Edi Ramës, ka sjellë një 'produkt antikushtetues, që eliminoi garën dhe çoi në votim fiktiv nga Kuvendi'.  Duke mbrojtur Presidentin, PD-ja shprehet se "Afati 30 ditor për Presidentin nuk ekziston në Kushtetutë. Është alibi e ngritur nga Rama, me pasoja në funksionimin normal të Gjykatës Kushtetuese".

Përsa i përket zgjedhjes së anëtarëve të rinj, sipas radhës, një duhet ta bëjë presidenti, një kuvendi dhe një Gjykata e Lartë, por në kushtet aktuale Gjykata e Lartë nuk është ngritur dhe nuk jemi në kushte normale. Por për PD-në, këtu nuk kemi të bëjmë me situatë të jashtëzakonshme edhe pse ky institucion ka dy vite qe nuk funksionon. "Nuk ka asnjë situatë të jashtëzakonshme që radha e përzgjedhjes që ka përcaktuar Kushtetuta të mos respektohet. Mungon vetëm Gjykata e Lartë, që është një rrethanë e pavarur nga vullneti i Kuvendit dhe i Presidentit. Prandaj edhe radha që ka caktuar Kushtetuta, për Presidentin dhe Kuvendin, është e detyrueshme të zbatohet" thotë Bardhi.

Deklarata e plotë e Gazment Bardhit
Sapo ndoqët live seancën plenare, për votimin e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku, me porosi të Edi Ramës, u vu në jetë një puç kushtetues kundër Drejtësisë së pavarur nga politika. Partia Demokratike mbështet një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe të pavarur, por jo këtë që ndodhi sot. Partia Demokratike mbështet një Gjykatë Kushtetuese të pavarur nga politika, që  garanton ruajtjen e parimit të ndarjes mes pushteteve, dhe mbron të drejtat dhe liritë e njeriut nga abuzimi i Qeverisë. Por Partia Demokratike dënon projektin e Edi Ramës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, në shkelje flagrante të Kushtetutës. Edi Rama, nëpëmjet KED, ka paracaktuar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetutuese. Prandaj e kishte jetike kapjen e KED, të cilin e bllokoi për dy vjet, bashkë me Gjykatën Kushtetuese, derisa e mori nën kontroll me Ardian Dvoranin dhe Arta Markun.

I gjithë procesi i kryer nga Kryetari i KED, Ardian Dvorani, me porosi të Edi Ramës, ka sjellë një produkt antikushtetues dhe që eleminon garën. Për 4 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, nuk kishte 12 kandidatë siç kërkon Kushtetuta, por vetëm 4 kandidatë të vlefshëm për përzgjedhje. Këta janë të njëjtët emra si për Presidentin, ashtu edhe për Kuvendin. Kjo do të thotë që për 1 vend në Gjykatën Kushtetutese, kishte vetëm 1 kandidat, dhe jo 3 siç e detyron Kushtetuta, duke paracaktuar anëtarët dhe duke e bërë votimim fikiv. Kjo është shkelja e parë e Kushtetutës.Votimi i sotëm i Kuvendit është antikushtetues dhe i papranueshëm. Ai provoi që emërimet në Gjykatën Kushtetutese ishin të paracaktuara, duke cenuar rëndë besimin e publikut tek Gjykata Kushtetuese. Qëllimi ynë nuk është të analizojmë apo anatemojmë kandidatët e votuar nga Kuvendi apo Presidenti. Për Partinë Demokratike kjo nuk është një çështje emrash, por e besueshmërisë dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Partia Demokratike ka mbajtur distancë të plotë nga ky proces, duke respektuar qëllimin e Reformës në Drejtësi, që është heqja e duarve të politikës nga drejtësia. Këtë standard, këtë vullnet të të gjithë shqiptarëve për një drejtësi të pavarur, angazhimin e partnerëve ndërkombëtar për të siguruar drejtësinë e pavarur nga politika, Edi Rama e shkeli hapur. Shmangia e garës, paracaktimi i kandidatëve, kontrolli politik i procesit nëpërmjet KED, është i papranueshëm. Nga ana tjetër, nëpërmjet votimit të dy kandidatëve, përnjeherë, Kuvendi ka shkelur një tjetër urdhërim të Kushtetutës dhe ligjit. Kjo është shkelja e dytë e Kushtetutës nga Kuvendi. Kushtetuta është e qartë. Ajo përcakton rradhën e përzgjedhjes së kandidatëve nga secili institucion.  Nuk ka asnjë situatë të jashtëzakonshme që rradha e përzgjedhjes që ka përcaktuar Kushtetuta të mos respektohet. Mungon vetëm Gjykata e Lartë, që është një rrethanë e pavarur nga vullneti i Kuvendit dhe i Presidentit. Prandaj edhe rradha që ka caktuar Kushtetuta, për Presidentin dhe Kuvendin, është e detyrueshme të zbatohet.

Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Presidentit në këtë rast ishte i domosdoshëm, aq më tepër, kur emrat në listat e të dyja institucioneve janë të njëjta. Duke shkelur rradhën e caktuar nga Kushtetuta dhe duke tentuar që t’i imponojnë Presidentit kandidatët që ai ka të drejtë të zgjedhë, Edi Rama dhe Kuvendi, kanë kryer një akt të rëndë antikushtetues, me pasoja në funksionimin normal të Gjykatës Kushtetutese. Alibija se Presidentit i ka kaluar afati 30 ditor i përzgjedhjes së një kandidati, rrëzohet nga Kushtetuta.  Në Kushtetutë, ndryshe nga Kuvendi, Presidenti nuk ka asnjë afat. Përpara çdo ligji, Presidenti është i detyruar t’i bindet Kushtetutës, e cila e detyron të respektojë rradhën e përgjedhjes së anëtarit të dytë, pas Kuvendit. Puçi kushtetutes i Edi Ramës ndaj një Gjykate Kushtetuese të pavarur nga politika, cënon interesin e qytarëve shqiptarëve për të patur tek Gjykata Kushtetuese një garant të besueshëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Komento

Komente

  • Gazmend ZIU: 11/11/2019 23:08

    O GAZMEND ZIU PO HIK MOR QORGLLY S'ĒSHTË POLITIKA PËR TY O BUREC. TI MERU ME NDONJË PASTRIM WC E KËNAQU ME NDONJË LËMOSH QË TË LËN KLIENTËT. KJO ËSHTË PUNA JOTE E VËRTET O GAZI PA BREK.

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/11/2019 16:56

    O kokidiotat nuk ndalen së lehuri, o ska kushtetuese e tani ooo po ngritet kushtetuesja medet se q’na gjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?