Zgjedhja e Dumanit në krye të SPAK, Berisha: Kim u përfshi, por beteja e vërtetë ishte mes klaneve mafioze socialiste

20 Dhjetor 2022, 17:50| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 18:53

  • Share

 

Ish kryeministri, Sali Berisha tha se zgjedhja e kreut të SPAK, Altin Dumani ishte një përplasje e ashpër mes klaneve mafioze. Sipas tij, në proces pati edhe ndërhyrje nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim, por Berisha shtoi se beteja e vërtetë ishte mes grpimeve brenda partisë socialiste.

“Po të shihni ju çfarë ndodhi me zgjedhjen e kreut të SKAP-it. Në pamje të parë beteja e parë beteja ishte mes Ramës dhe guvernatores që do hyjë në histori politike të një vendi, një nga betejat më të turpshme. Një proces i cili duhet të kalonte në përputhje me ligjet dhe kushtetutën jashtë të gjitha ndërhyrjeve u shndërrua në një plasdarmë të paimagjinueshme. Në shumicë, menduan se guvernatorja Kim fitoi betejën. Në fakt nuk është se nuk u përzie guvernatorja por beteja ishte mes klaneve më mafioze socialiste. Ato numra dhe vota kishin mbrapa tyre Edi Ramën në njërën anë, Ulsi Manjën dhe Erion Veliajn në krahun tjetër. Ajo që shqiptarët panë, ishte vetëm perdja se prapa perdes ishte beteja më e ashpër e zhvilluar mes klaneve mafioze të një pushtetit”- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, porosi anëtarëve: Organizohuni në seksione, është çelësi për fitore në zgjedhje! Betejën tjetër e kemi me Ramën


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?