Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Zgjedhja e Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme, Meta: Reforma është shndërruar në një 'Ramaformë'! Rama bën namin me megavjedhje, SPAK merret me bedela

19 Dhjetor 2022, 22:07| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 22:19

  • Share

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se reforma në Drejtësi është shndërruar tashmë në një 'Ramaformë'. Teksa ka komentuar zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Altin Dumanit, Ilir Meta u shpreh se koha do të tregoj për rezultatet që do të arrijë. Megjithatë thekson Ilir Meta, çështjen e reformës nuk e sheh si çështje emri dhe as çështje diplomatësh, por si çështje kushtetute dhe integriteti.

‘Koha do të tregojë se cilat do të jenë rezultatet që do të arrihen, por, në çdo rast, duke e njohur mirë reformën në drejtësi, si ish kryetar parlamenti dhe si ish president, kam vënë re që reforma u shndërrua në një Ramaformë. Edhe drejtësia e re që pritej të ishte e pavarur, edhe në respekt të konsensusit që u arrit në parlament, përmes ligjeve antikushtetuese, përmes shkeljeve të kushtetutës, përmes kontrollit të vetingut, mori formën e Ramës, pra Ramaformë. Nuk e shikoj çështjen e reformës, as çështje emri, as çështje diplomatësh. E shikoj si çështje kushtetute, si çështje integriteti dhe si çështje rezultati, mbi të gjitha.

Gjithë kjo zhurmë që bëhet se po zgjidhet kreu i SPAK-ut, që ka një rol proceduarial, më duket sikur kërkon të krijojë iluzione përsëri, si njëherë e një kohë, që “prisni se sa të ikë ky Prokuror i Përgjithshëm, do të bëhet nami”, “prisni sa të krijohet SPAK, se do të bëhet nami”, “po prisni se sa të ndërrohet ky, do të bëhet nami”, kur ne e shikojmë që namin në këtë vend e bën vetëm Edi Rama, që po kalon nga megavjedhje në supermegavjedhje dhe nuk po shohim asnjë rezultat serioz. Çdo përpjekje për të paraqitur si sukses regjitë e Edi Ramës për të prodhuar ca bedela që njerëzit të merren me këta bedelë, që ai të vazhdojë të bëjë supermegavjedhje të tjera, këto nuk i ha askush. Rezoluta e Parlamentit Europian thotë se Shqipëria ka rënë me mbi 20 vende në indeksin e Transaparency International.'- u shpreh Meta.

Meta pohon se nuk ka shprehur asnjëherë besim tek SPAK, pavarësisht shtoi ish-presidenti se i ka dhënë besim që të provojë veten.

‘Nuk kam shprehur asnjëherë besim tek SPAK, pavarësisht se i kemi dhënë besim SPAK-ut që të provojë veten. Si president i kam çuar disa denoncime SPAK-ut, përfshirë dhe fallsifikimin e firmës së Kryetarit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit dhe nuk është ndërmarrë asnjë masë apo nuk ka konkluzion për këtë çështje. Këto janë çështje të rënda. Kur arrihet të falsifikohet firma e Kryetarit të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese nga Parlamenti i Shqipërisë kundër Presidentit, çfarë mund të ndodhë me qytetarin. Ishte pastaj çështja e mos hetimit të zgjedhjeve me dosjen e Dibrës, që solli si pasojë edhe atë që ndodhi në Elbasan në zgjedhjet 2021. Për të mos folur pastaj për patronazhistët, që, në vend të hetonin Edi Ramën dhe vartësit e tij që përdornin të dhënat personale për qëllime shantazhi, hetuan dy gazetarë.’- u shpreh Meta në emisionin 'Pa Censurë'.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taulant: 20/12/2022 10:45

    Kur thua Ilir Meta, i ke thene te tera ...spiun, hajdut, vrases.

    Përgjigju
  • Like Espinoza: 20/12/2022 09:22

    Spioni Imir Meta-j kete radhe ka te drejte .Eshte e vertete se SPAKU ne pergjithesi me porosi e ndikim te ushtarit te Metaj-t Arben Kraja merret me bedela.Sepse po te funksiononte si duhet ky M.t ster m.ti nuk do kishte guxim qe te tallej me Shqiptaret dhe me kete organ te specializuar kunder korrupsionit aq te reklamuar e te sponsorizuar nga USA,por do e kishte vene prej kohesh me shpatulla ne mur.Vetem parate e tij po te kishte ndjekur,pa le me akuzat e shumta kunder tij.Por te shpresojme se Altin Dumani do i vere pikat mbki i dhe sic tha edhe vete se puna e SPAKUT do kaloje ne nje stad te ri,te filloje duke kaluar nga bedelat qe permend spiuni Meta-j tek padronet e bedelave me vila ne lalez e me llogari te fshehta kriminale sic eshte Meta-j e Berisha e pas tyre dhe tek te tjere si keta te dy leshterike te krimbur ne para e padrone te krimit e korrupsionit ne kete vend!

    Përgjigju
  • Shitësi i Tregut: 20/12/2022 08:49

    Meta ka te drejte! SPAK duhet fillimisht të hetojë të gjitha koncesionet e PPP-ve. Që në fillim! Jo vetëm letra, por edhe përfaqësues të ndërmarrjeve shtetërore dhe private që kanë firmën në këto letra. Kompanitë e mëdha me qarkullim të madh (10 të parat) duhet të jenë adresa e menjëhershme për të filluar! Jo me “perime” në Pazarin e Ri!

    Përgjigju
  • nasho skrapar: 19/12/2022 23:57

    po te vjen fundi o kellire

    Përgjigju
  • henri: 19/12/2022 22:37

    rama eshte m*t ,,,,por edhe ti meta hale je....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?