Politikë

Kandidati i opozitës për Tiranën, grupi i PD takim me PL! Blushi: Përfaqësuesi ynë do të jetë gjithëpërfshirës

28 Shtator, 13:26| Përditesimi: 28 Shtator, 16:09

  • Share

Në kuadër të zgjedhjes së kandidatit për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, pas takimit me aleatët tradicionalë të saj, Fatmir Mediun e Republikanëve dhe Agron Dukën e PAA-së, grupi negociator i PD-së ka zhvilluar një mbledhje edhe me përfaqësuesit e PL-së.

I pranishëm në këtë takim ishte sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi dhe deputeti Edmond Haxhinasto. Gjatë fjalës së tij, Tedi Blushi tha se kandidatura e opozitës do të jetë gjithëpërfshirëse

“Kjo kandidaturë duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo një kandidate e emëruar sikundër ka ndodhur me kandidaten e PS. Pra, përballë kandidates së Covid-it, ne po përzgjedhim vaksinën e duhur që do të shërojë njëherë e përgjithmonë kryeqytetin”, u shpreh Blushi.

Ndërsa i pyetur nëse kandidatura e opozitës, do t’i shpëtonte zgjedhjet nga ajo që pretendon opozita si ‘masakër zgjedhore’, Blushi iu shmang pyetjes.

“Vaksina jonë kundër Covid-it të Edi Ramës, do të jetë një kandidaturë në shërbim të qytetarëve dhe do t’i japë fund njëherë e përgjithmonë paligjshmërinë dhe korrupsionin që ka përfshirë këtë institucion”, tha ai.

Ndërsa më tej Blushi tha se shumë shpejt opozita do të bëjë publike emrin e kandidatit të saj për bashkinë Tiranë.

“Së shpejti do ta bëjë publike emrin Partia Demokratike. Është një proces që ende vijon dhe shumë shpejt do të keni emrin”, tha Blushi.

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës do të mbahen pas shkarkimit të Erion Veliajt. Procedura kërkon që pas shkarkimit të Erion Veliajt, qeveria të njoftojë presidentin për vakancën e krijuar në bashkinë e kryeqytetit, ndërsa kreu i shtetit duket të dekretojë një datë për zgjedhjet brenda 48 orëve. Erion Veliaj nga ana tjetër, është ende brenda afatit 15 ditor nga dita e shkarkimit, për ta ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese.

 

 

A.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?