Ambasadori Silvio Gonzato dhe kryetarja e KLP-së Mirela Bogdani

Politikë

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Gonzato takohet me kryetaren e KLP-së: Do e ndjekim nga afër procesin! Drejtësia e pavarur, thelbësore

10 Shtator, 13:10| Përditesimi: 10 Shtator, 15:45

  • Share

1757502991_silviogonzatomirelabogdani.jpg

Mirela Bogdani dhe Silvio Gonzato

Në dhjetor të këtij viti, Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të këtë një drejtues të ri, pasi Altin Dumanit, i mbaron mandati. Në lidhje me këtë, ambasadori i BE-së në vendin tonë Silvio Gonzato, u takua me kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani, për të diskutuar në lidhje me këtë proces të rëndësishëm.

Në një postim në rrjetet sociale, zyra e BE-së në Tiranë, shkruan se do ta ndjekin nga afër procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, teksa theksojnë se do të vazhdojnë të mbështesin të gjithë sistemin gjyqësor në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit në të gjitha nivelet.

“Një sistem drejtësie i besueshëm dhe i pavarur mbetet thelbësor për të forcuar besimin e qytetarëve dhe për të avancuar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ambasadori i BE-së Gonzato u takua me znj. Mirela Bogdani, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), për të diskutuar punën në të ardhmen dhe momentet kyçe që priten, përfshirë përzgjedhjen dhe emërimin e Kreut të ri të SPAK. Delegacioni i BE-së do të ndjekë nga afër këtë proces, duke vazhduar njëkohësisht të mbështesë të gjithë sistemin gjyqësor në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit në të gjitha nivelet”, shkruan në reagim e BE-së në Shqipëri.

Ndërsa po ashtu nënvizohet se BE-ja do të vazhdojë të asistojë KLP-në me ekspertizën e tyre më të mirë, për të ndihmuar Shqipërinë që të përmbushë standardet e BE-së.

“KLP ka një rol thelbësor në garantimin e procedurave transparente dhe të bazuara në meritë për ngritjet në detyrë, vlerësimet dhe standardet profesionale brenda sistemit të prokurorisë. Ne do të vazhdojmë të asistojmë KLP-në me ekspertizën tonë më të mirë për të ndihmuar Shqipërinë të përmbushë standardet e BE-së”.


Lajmi kryesor:

Kreu i ri i SPAK/ SHBA e BE: Zgjedhja e pasuesit të Dumanit, me rëndësi! Ndjekim nga afër procesin, presim integritet


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?