Zgjedhja e kreut të SPAK, Beqiri: Në KLGJ dhe KLP pushtetin më të madh e ka Berisha e Meta! Haklaj: SHBA s’ka preferencë për kandidatura, por për rregullat e lojës

14 Dhjetor 2022, 22:39| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 07:37

  • Share

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK ka ndezur një debat ndërmjet SHBA-së dhe palëve politike në vendin tonë. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, avokati Idajet Beqiri theksoi se deklaratat e ambasadores nuk i referohen drejtpërdrejt politikanëve pasi ajo është mbi pushtet. Sipas Beqirit, në KLGJ dhe në KLP pushtetin më të madh e ka opozita sot, më konkretisht Sali Berisha dhe Ilir Meta.

‘Ne nuk mund ta konsiderojmë ambasadoren amerikane si pushtet. Është mbi pushtet. Po nuk qe mbi Berishën dhe Ramën i ka të gjitha strukturat. Kush është KLP e Shqipërisë dhe nuhatja e faktorit amerikan ka rritur të kuptojë se ne po shkojmë në orgjinë, edhe KLP dhe KLGJ kanë filluar të krijojnë klanet e tyre. Për rrjedhoje ne përsëri do të biem atje ku ishim, po luhet loja e krahëve dhe e fuqizimit të krahëve. Po luhet edhe me rrethet nga je. Në KLP dhe KLGj absolutisht pushtetin më të madh mbi këto e ka opozita që është sot e ka Sali Berisha me të vetët dhe Ilir Meta me të vetët. Në një situatë të tillë kush do i prishë këto klane. Kur në krye të SPAK është një jashtë klaneve të KLGJ-së dhe KLP-së. Të shantazhojne këta që kanë krime në kurriz. S’ka shantazhim më të madh se ti thuash Juri Kim guvernatorë.’- u shpreh Beqiri.

Ish-deputeti i PD-së Azgan Haklaj, thotë se thirrja e Yuri Kim është mbi të gjitha pushtete. Sipas Hakjalt, SHBA nuk ka preferencë për kandidatura, por për rregullat e lojës.

‘Nuk besoj se ka një përplasje të Yuri Kim mes Ramës më shumë një përplasje me mediat. Thirrja e Yuri Kim është me të gjitha pushtet. Nuk ka preferencë. SHBA nuk kanë preference për kandidatura, por për mënyrën e zgjedhjes dhe zbatimin e rregullave të lojës. Prej më shumë se tre dekadash rregullat e lojës në Shqipëri nuk kanë funksionuar. SHBA e quan korrupsionin rrezik kombëtar.’- tha Haklaj.

Ndërsa Aulon Kalaja, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së nënvizoi se i vetmi që mund ti bëjë presion drejtësisë është qeveria.

‘Opozita nuk ka asnjë lloj pushteti. Kemi një preference të Ramës dhe një preferencë të SHBA-së. Ata që mund ti bëjnë presion SPAK është qeveria.’- tha Kalaja.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?