Kyriakos Mitsotakis

Kosova & Rajoni

Zgjedhja e Kryepeshkopit Joan, kryeministri grek Mitsotakis: Kam kontaktuar Fortlumturinë e tij, Kisha e Shqipërisë është pikë bashkimi mes dy popujve

17 Mars, 22:38| Përditesimi: 17 Mars, 22:43

  • Share

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushin, për ta uruar për zgjedhjen e tij në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në mesazhin e tij publik, Mitsotakis ka vlerësuar rolin e rëndësishëm që ka Kisha në ndërtimin e urave të mirëkuptimit dhe afërsisë mes dy vendeve dhe dy popujve fqinj.

Në një postim në platformën X, kreu i qeverisë greke shkruan:
“Komunikova me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin, dhe e urova për zgjedhjen e tij. Bindja jonë e përbashkët është se Kisha e Shqipërisë është një pikë bashkimi dhe mirëkuptimi ndërmjet dy popujve. Në këtë drejtim do të vazhdojmë të punojmë, duke nderuar kujtimin dhe veprën e ndritur të të ndjerit Anastas.”

Ky mesazh vjen si një shenjë mbështetjeje për drejtimin e ri të Kishës Ortodokse në Shqipëri dhe njëkohësisht si një sinjal pozitiv për vazhdimin e marrëdhënieve të mira mes Greqisë dhe Shqipërisë në aspektin shpirtëror dhe ndërkulturor.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?