"Opozita nuk do të vendosë kushte", kjo ishte përgjigja e Aliebajt ndaj Spiropalit e cila tha se PS nuk do të pranojë kushte nga opozita. Sipas tij do të ishte ideale që presidenti të zgjidhej nga qytetarët, por meqënse kjo nuk është e mundur të paktën duhet të jetë një proces transparentë.
Ai tha se PS nuk ka legjitimitetin e shqiptarëve për këtë proces, pasi i ka marrë votat nga "non gratat"
"Kush ju tha juve që kemi vendosur kushte? Askush! Pala andej dëgjoni, i kam bërë të qartë në këtë sallë një javë më parë. Ky parlament duhet të zgjedhë presidentin e shqiptarëve. E mira do të ishte ta zgjidhnin vetë shqiptarët, por nuk e kemi këtë mundësinë kushtetuese. Qëndrimi ynë është i tillë, të flasim para shqiptarëve, t'i flasim atyre. Mbas 30 e ca vitesh, të paktën kjo shoqëri të gjej forcën për të thyeje tabu 30-vjeçare, sepse komunizmi është prezent. Ne i kemi sfidat me shqiptarët. Jo më kot ju thashë javën e kaluar, gjithë ky proces të jetë në shërbim të transaperëncës, duhet të jetë i shtrirë në kohë, shqiptarët të marrin vesh veset e procesit dhe të bien dakord që standardi që do të vendosi për raundin e parë, të jetë një standard të aplikohet së paku në dy raundet e tjera. Nuk keni të drejtë të vendosni kushte, s'keni legjitimitetin e shqiptarëve. Keni vota nga persona non grata.", tha Alibeaj.
Lajmi kryesor:
Më 16 maj, raundi i parë për Presidentin, 5 ditë kohë për kandidaturat zyrtare! PD: E keni vendosur, mos na përdorni si 'buzëkuq'! PS: Duam figurë bashkuese
J.GJ./ReportTv.al