Kanë kaluar 20 ditë qëkur Hashim Thaçi , ish-presidenti i Kosovës, ka dhënë dorëheqjen dhe akoma nuk ka një zgjidhje për ata që mund të jetë emri i presidentit të ri të vendit.
Kryeministri Avdullah Hoti, i vetëdijshme se nuk ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur presidentin e ri , ka theksuar se është e nevojshme arritja e një konsensusi edhe me opozitën.
”Është më se e qartë se vendi s’ka president edhe në bazë të Kushtetutës ne duhet ta zgjedhim presidentin e ri, për zgjedhjen e tij duhen së paku 80 vota në Kuvend, të cilat vota sigurisht ky koalicion qeverisës nuk i ka. Që nënkupton nevojën që ne të ulemi me partitë politike parlamentare opozitare për të parë nëse ka marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, të cilën shpresoj se do ta bëjmë së shpejti. Nëse s’ka marrëveshje të tillë, atëherë sigurisht duhet të biem dakord për datën e zgjedhjeve, sigurisht një datë e përshtatshme për qytetarët”, ka thënë ai.
Edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur para mediave pas takimit që ka pasur në Kuvendin e Kosovës. Në fjalën e tij Mustafa ka thënë se javën që vjen do të takohen me partitë politike për të diskutuar edhe për këtë temë.
“Nuk kemi biseduar për presidentin akoma. Por sipas neve çështja e presidentit duhet të zgjidhet sa më shpejt jo të shkojmë në zgjedhje. Në fillim të dhjetorit do të mblidhemi me kryesinë për të biseduar për presidentin”, ka thënë Mustafa.
Sa i përket kandidaturës së Ramush Haradinajt shton se nuk e di nëse kreu i AAK-së është tërhequr nga kandidatura por theksoi se për Kosovën vendimi më i mirë do të ishte arritja e një marrëveshje mes palëve.
Në anën tjetër PDK , është shprehur se ata nuk kanë një emër për atë që mund të jetë pasuesi i Thaçit, por theksojnë se ka më shumë se 5 muaj për të gjetur një emër të ri.