Zgjedhja e presidentit të ri/ Gjokutaj e Hoxha në 'Repolitix': Nuk mund të ketë konsensus me opozitën! Klosi: Grupi parlamentar, i vetmi institucion legjitim i PD

5 Maj 2022, 21:56| Përditesimi: 6 Maj 2022, 07:12

  • Share

Negociatat për presidentin e ri kanë qenë temë e diskutimit mbrëmjen e sotme në emisionin 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga.  Partia Demokratike duket se po has vështirësi për të gjetur gjuhën e përbashkët brenda vetes. Në një kohë kur grupi i Sali Berishës, Komisioni i Rithemelimit vendos kushte se do të futeshin në negociata vetëm nëse mazhoranca do të pranonte kandidatin e tyre, nga ana tjetër, grupi i Enkelejd Alibeaj duket më bashkëpunues  për tu ulur në tryezë me PS. 

Avokati Genc Gjokutaj u shpreh se është më mirë që presidenti të zgjidhet nga mazhoranca ose të durojë derisa të riformatohet opozita.

"Një president legjitim vjen kur palët janë legjitime. Ne vijmë me një opozitë që nuk ka më vullnet në parlament. Unë jam me idenë që presidenti është më legjitim kur e zgjedh mazhoranca se sa kur negociohet me opozitë të paqenë. Një opozitë jo legjitime e deligjitimon komplet procesin, prandaj për mua është shumë më ligjore që mazhoranca të durojë, të riformatohet opozita dhe të kemi një opozitë të qenë", tha Gjokutaj.

Ndërsa për faktin që Enkelejd Alibeaj nuk njihet si kryetar i komanduar i PD nga 'Rithemelimi', juristi Shkëlqim Hajdari tha se do të mbajë këtë pozicion derisa të shprehet gjykata e Apelit.

"Ne duhet të jemi të ftohtë. E kanë thënë dhjetëra njerëz që derisa të shprehet gjykata e Apelit, kryetari i PD në detyrë po firmos Enkelejd Alibeaj. Ne kemi 2 Kuvende që përjashtojnë njëri-tjetrin. Procesi i zgjedhjes së presidentit nxjerr në pah që nuk mund të zgjidhet me këtë lloj procedure. Të shpresojmë që ka një vullnet pozitiv të sinqertë si nga mazhoranca dhe opozita, domethënë e gjitha do ishte shumë mirë në mënyrë që të zgjedhim një president, dinjitoz, gjithëpërfshirës. Për reformat (territoriale dhe zgjedhore), janë të cunguara", tha Hajdari.

Ish kreu i SHISH Fatos Klosi e cilësoi grupin parlamentar të PD si të vetmin institucion legjitim të opozitës.

"Për mua, i vetmi institucion legjitim në PD është grupi parlamentar se janë zgjedhur nga populli. Ata nuk lëvizin edhe sikur të ndodhë çudia në PD. Unë kam përshtypjen që për zgjedhjen e presidentit nuk duhet të vendosë partia", tha Klosi.

Ndërsa gazetari Poli Hoxha u tregua kritik ndaj opozitës duke thënë se nuk mund të ketë konsesus me qeverinë kur nuk kanë një lidership.

"Këtu veçojmë një presion të nëndheshëm ndërkombëtar që kërkon konsensus, edhe kjo fasadë është. Po nuk mund të ketë konsensus kur ke një opozitë e cila ka një lidership që nuk arrin dot të merret vesh të bashkohet përballë një qeverie që del në çdo raport që duhet të ishte rrëzuar 100 herë", tha Hoxha.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?