Sali Berisha thotë se nuk ka asnjë shkelje sa i përket zgjedhjes së Ervin Salianjit si kryetar i grupit parlamentar në PD.
‘Asnjë shkelje. Por jemi para një rrethane të tillë nënkryetari i PD-së që kryesonte grupin parlamentar Luciano Boci ka vendosur që të kandidojë për qytetar të parë në bashkinë e Elbasanit si kandidat PD-së për Elbasan. Ai nuk mund të mbaj më mandatin e deputetit dhe për rrjedhojë as atë të grupit parlamentar. Është krijuar një vakancë dhe në këtë kontekst Ervin Salianji është nënkryetar i grupit parlamentar. Do të respektohet vullneti i zgjedhësve nuk ka asnjë shkelje.’- u shpreh Berisha.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet e 14 majit, Berisha: E kemi logon e PD, revolucion nëse gjykata s'na e jep! Salianji nuk vendoset kreu i grupi pa votim! Arrestimet te ‘Financat’ mund të jenë dhe kurth
M.Q.//ReportTv.al