Manipulimet në zgjedhjet e FRPD-së, ishin prova sesi nuk duhet të funksionojnë zgjedhjet brenda selisë blu ky ishte komenti i Barbara Dodës në Report Tv.
Ish kandidatja për kryetare të FRPD Barbara Doda e ftuar në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj tha se pavarësisht se nuk ishte dakord me mënyrën sesi i kishte organizuar Këlliçi zgjedhjet ishte pozitiv fakti që bënë ‘bujë’ në rrjet.
‘Mendoj që garat nuk duhet të mbahen kështu! Dhe kjo është prova më e mirë sesi nuk duhet të funksionojnë votimet në PD. (...) Shikoni reagimet në rrjet, pa reaguar ne reagojnë njerëzit, pra ne nuk duhet ta pranojmë më të keqen, ne duam të jetë demokratike e perëndimore. Kjo është një luftë shumë e gjatë. (...) Luçiano Boçit t’i duket e drejtë procesi i votimit, mua s’më dukej i drejtë, unë do e bëja ndryshe nga Këlliçi do bëja garë model.
Pyetje: Ke patur kontakte me lidershipin e PD-së?
Është gjë e mirë që ka patur për një forum zhurmë. Kjo është e rëndësishme, unë mbaj mend zgjedhjet në PD mes ish kryetarit dhe askush nuk fliste pavarësisht se kryetari nuk reagonin. Fakti që reagojnë e shoh si pozitive. Di që për primaret ndodhi një gjë e mirë që ne nuk e patëm, unë do doja ta kishim në garën tonë.- tha Doda.
Lajmi kryesor:
Xhaferi: Gara për FRPD, e drejtë! Berisha ‘Non Grata’? Urdhrat nga ambasada janë fushata marketing për ta goditur ‘doktorin’
G.MO//ReportTv.al