Pasi ushtroi të drejtën e tij, duke shprehur vullnetin e lirë përmes votës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh se dita e sotme është një festë.
Ai tha se nuk ka asgjë më të bukur se kur qytetarët vendosin për udhëheqësit e tyre, ndërsa ftoi votuesit për herë të parë të mos humbin këtë mundësi.
“Sot natyrisht është festë, s’ka gjë më të bukur kur qytetarët vendosin për udhëheqësit. Ju falënderoj juve mediave e komisionarët, vëzhguesit. Dhe i uroj 40 mijë votuesit e ri që për herë të parë votojnë”, tha Abdixhiku.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet lokale në Kosovë, përfundon pa incidente procesi i votimit! 19 komuna e zgjidhën sot çështjen e kryetarit, LVV-ja s’fiton askund pa balotazh
J.GJ./ReportTv.al