Donald Lu, ish ambasador i SHBA si vëzhgues në zgjedhje

Zgjedhje më mirë se votime

11 Korrik 2020, 14:24| Përditesimi: 11 Korrik 2020, 14:29

  • Share

Votime janë bërë gjithmonë në Shqipëri edhe në regjimin diktatorial. Zgjedhje janë bërë shumë pak.

Të zgjedhësh është midis cilësisë, mundësisë, çmimit dhe buxhetit që ti dhe unë duam e mundemi të shpenzojmë, pra ekonomi tregu. Nëse ti më ofron një produkt me çmim përtej logjikës dhe mundësisë ekonomike, unë rend në treg deri sa të gjej atë që më mban xhepi.

Por njëherë në katër vite unë gazetar dhe ti bujk, mjek, polic, drejtor dhe politikan jemi njësoj përball tregut: Tregut Politik.

Ti politikan që kandidon, duhet që ne të zgjedhim dhe jo të votojmë. Jo si më 30 qershor kur u votua, por si dikur në 1992 kur shqiptarët zgjodhën mes një mjeku e një arsimtari.

Në dijeninë time në tetor do të ketë zgjedhje lokale të pjesshme në Shkodër-Durrës-Vorë-Rrogozhinë. Për të mirën e atdheut tonë Nënës Shqipëri, bëni zgjedhje jo votime.

Testoni teknologjinë për ta aplikuar në 2021, teknologji që më pas do të shmang manipulimet dhe pamjet si më lart.

Dikur duhej që ambasadori amerikan asokohe, Donald Lu të ndiqte numërimin e votave pasi prej javësh komisionerët politik me ritmin e breshkës ecnin drejt rezultatit.

Në Shqipëri partitë politika janë me Master Shkencor në njohurit që kanë për të bërë hile në votime. Ndaj zgjedhjet rikthejani shoqërisë.

Për listat?

Unë jam PRO listave të hapura.

Një kriminel, bandit apo gangster, çdo gjë mund të kërkoj të palçkisë  apo marrë shoqërisë, por votën JO.

Mundet vetëm nëse atë e mbështet PS-PD-LSI e kushedi se sa 100 kryetar partie pa votues, pra vetëm nëse futet në lista.

Nëse PD sot thotë jo hapjes së listave besoj e ka për faktin se teknikisht koalicioni bëhet i pamundur në fletën e votimit. Në rast se Basha është kundër hapjes së listave: gabon pasi shqiptarët nuk mundet më të votojnë për 'me demek' demokraci.

Nëse PS është pro, uroj të mos e ketë si hile votimesh për t'i pamundësuar PD të bëj koalicion me kë bie dakord.

Mos keni frikë nga zgjedhjet, votimet ju morën më qafë. Ju detyruan të gënjeni votuesit, të joshni krimin, t'i shisni shpirtin djallit e të mbani pushtetin nga 1992 për t'i shpëtuar përballjes me drejtësinë.

Kryeministër apo President?

Lëreni popullin të zgjedh

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?