Zgjedhje në 13 Tetor me Ramën? Basha i paqartë: Qëndresë edhe me protesta (LSI nis fushatën)

16 Korrik 2019, 20:53| Përditesimi: 16 Korrik 2019, 22:59

  • Share

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është i paqartë për aksionin opozitar dhe për këtë duket se ka ndikuar takimi i fundit me Presidentin Meta. E ndërsa u krijua ideja se hoqi dorë nga zgjedhjet pa Ramën kryeministër dhe me një qeveri tranzitore, Basha nga Berati mbrëmjen e sotme u shpreh se në vijim të aksionit opozitar do të ketë sërish protesta, por edhe shpalosje të alternativës dhe programit.

"Ne do të vazhdojmë me një ndërthurje të aksionit opozitar, me vazhdimin e qëndresës, denoncimit, protestave dhe shpalosjen e alternativës sonë, planit tonë për të ndryshuar vendin duke filluar me ndryshimin ekonomik që të jetë i prekshëm për të gjithë. Ndryshimi do të vijë kur të kemi një qeveri për njerëzit dhe jo për oligarkinë". Kështu deklaroi Basha, ndërkohë që sërish nuk janë në sinkron me aleatin kryesor në opozitë, Monika Kryemadhin, e cila nga Durrësi deklaroi se për LSI-në nuk ka pushime në verë por fushatë për zgjedhjet e 13 tetorit. 

Gjatë fjalës së tij, Lulzim Basha u premtoi të gjithë të rinjve dhe prindërve në Berat se dritat e universitetit të tyre do të ndizen sërish. Ai denoncoi sipas tij ndryshimin në momentin e fundit të kriterit të mesatares për maturantët nga MAS. "Sot jam në Berat me demokratët e Beratit, për t’i falenderuar me shumë mirënjohje, jo vetëm strukturat tona të Partisë Demokratike për betejën e jashtëzakonshme që kanë bërë kundër krimit, kundër korrupsionit, por, në veçanti, se, së bashku me qytetarët e Beratit, qytetarinë beratase, ia kanë dalë të vrasin frikën, të ringrenë kurajon qytetare dhe të vetëdijësojnë të gjithë qytetarët e Beratit, pavarësisht përkatësive politike, për nevojën akute për ndryshim.  Kjo u duk më së miri dy javë më parë, ku qytetarët e Beratit, të cilëve u shpreh mirënjohjen time nga zemra për qytetarinë e treguar, të cilët me aktin e tyre refuzuan në masë Edi Ramën. E refuzuan demokratët, e refuzuan mbështetësit tanë, e refuzuan edhe socialistët e ndershëm.

Pjesëmarrja në Berat ishte nën mesataren kombëtare, e cila kapi më pak se 15 %, që do të thotë se edhe në Berat socialistët janë vetëdijësuar që rruga e çlirimit të partisë së tyre nga tutela e krimit kalon në qendrimin krah për krah me qytetarët e tjerë të Beratit, me demokratët dhe të gjithë qytetarët e tjerë të Beratit, në betejën tonë për vlera, në betejën tonë për liri ekonomike, mundësi dhe mirëqenie për çdo qytetar.  Unë dhe Partia Demokratike e konsiderojmë këtë refuzim të regjimit të Edi Ramës me 30 qershor si një përgjegjësi të madhe për t’i dhënë qytetit të Beratit, qytetarëve të Beratit, por edhe të gjithë bashkisë së Beratit, sikundër të gjithë shqiptarëve, rrugën e ndryshimit, rrugën e transformimit ekonomik, që do të mundësojë lirinë ekonomike, konkurrencë ekonomike, do të mundësojë që njerëzit të punojnë dhe të jetojnë me punën e ndershme, do të mundësojë t’i japim fund varfërisë ekstreme.

31 % e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin, nga 25 % që ishte. Pra, nga 1 në 4 familje, është rritur me 6 % në vetëm një vit.  Mjerimi ekonomik i shqiptarëve, varfëria, papunësia, janë veprat e vërteta të një qeverie që nuk ka ardhur me votën e qytetarëve, por ka ardhur me ndihmën e kriminelëve dhe të oligarkëve. Dhe prandaj nuk qeveris për qytetarët, por qeveris për kriminelët dhe oligarkët.  Kanë shkatërruar çdo interes publik, kanë shkatërruar infrastrukturën, kanë shkatërruar shëndetësinë, arsimin, bujqësinë.

Nuk ka gjë më të trishtë dhe më kriminale se të shikosh dritat e fikura të Universitetit të Beratit. Por dua t’u jap fjalën qytetarëve të Beratit që dritat e universitetit do të ndizen në Berat. Do të ndizen anembanë Shqipërisë dritat e arsimit. Dua t’ju them, në veçanti, qindra prindërve që më kanë dërguar sms gjatë këtyre ditëve, përfshirë edhe prindër nga Berati, se padrejtësia që është bërë me ndryshimin në çastin e fundit të kriterit të mesatares për maturantët është një nga paudhësitë e fundit të këtij regjimi.  Shqiptarët, prindërit, të rinjtë dhe të rejat, e kanë dhënë verdiktin e tyre.  85 % e shqiptarëve është vota më e pastër për largimin e këtij regjimi, është vota më e pastër “Rama ik”,  Tani është detyra jonë që ta kthejmë këtë në një energji për ndryshim, në një projekt shprese dhe ndryshimi, në radhë të parë për ekonominë, për punësimin dhe për mirëqenien e beratasve dhe të të gjithë shqiptarëve" përfundoi ai.

Komento

Komente

  • edi: 17/07/2019 01:58

    Hey trimi i DIBRES Lulushi i Berishes .Berisha te zgjolli burre qe nga Dibra mbajne fjalen or burra si ty i Hajne fjalen So me ne fund serish ju ktheve bisedimeve Kur skermitje dhembet duke thirrur e cirrur se ska zgjellje me Ramen , Se fundi nuk zgjolle fallin filxhanin e Mones , por zanotin e nones Lulush nuk eshte presidenti ai qe ben ligjin ,pse sepse ne jami shtet parlamentar jo presidencial .Dhe nje kujtese .Shume te kane pare duke skermitur dhembet dhe gjoja do i shkosh deri ne fund ,se jo zgjellje me Ramen ,Te ka bere shume kerkesa Rama ,ti behej si trim qe thoje Jo zgjellje me Ramen presidenti beri gjith ato manovra qe ju te egzistonit ,Jo per hir te Popullit dhe Shqiperise Po per intereset e tije personale ,te Berishes te Lulushit dhe te Monikes .Se fundi i dashur Lulush SPAK eshte gati ne 2-3 jave Nuk mendoj se presidenti mund te beje me shume sec beri TE GJITHE JU QE HIQENI SI DEMOKRATE DHE MADJE EDHE MONIKA KA DALE ME SHUME SE JU JENI TE FTUAR SE AFERMI NE DYERT KU DO TE LAHENI E SHPLAHENI AQ SA DO THONI ,KUSH PYET PER POSTIN ,PYET PER B??THEN TENDE DHE DO TE MESOSH SE SA BRRYLA DO TE PERDORI presidenti komunist demokrat kunder teje Sales dhe madje kunder monikes Ju urojme fat te mbare , Zgjelljet ka kohe ne 2021 Pingo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?