Zgjedhje nën masa të rrepta sigurie në Bjellorusi! Reagon DASH: Të turpshme, u mbajtën nën frikë

25 Shkurt, 22:02| Përditesimi: 25 Shkurt, 22:17

  • Share

Bjellorusia ka mbajtur sot zgjedhje parlamentare dukshëm të kontrolluara dhe nën masa të larta të sigurisë në qendrat e votimit, për të cilat opozita e vendit ka bërë thirrje të bojkotohen. 

Zgjedhjet e 25 shkurtit pritet ta përforcojnë pozitën e liderit autoritar të vendit, Alyaksandr Lukashenka.

Në një reagim Shtetet e Bashkuara i quajnë të turpshme zgjedhjet. Përmes një deklarate për shtyp zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Mathew Miller thotë se “zgjedhjet u mbajtën nën frikë dhe asnjë proces zgjedhor që zhvillohet në një klimë të tillë nuk mund të cilësohet demokratik”.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë zgjedhjet e rreme parlamentare dhe lokale të regjimit të Lukashenkos që përfunduan sot në Bjellorusi. Zgjedhjet u zhvilluan në një klimë frike në të cilën asnjë proces zgjedhor nuk mund të quhej demokratik. Regjimi vazhdon të mbajë më shumë se 1400 të burgosur politikë. Të gjitha figurat e pavarura politike ose janë arrestuar ose internuar. Të gjitha partive të pavarura politike iu refuzua regjistrimi. Bjellorusët jashtë vendit mund të votojnë vetëm nëse kthehen në Minsk, ku ka të ngjarë të përballen me reprezalje. Këto abuzime në fakt kanë ngrirë aktivitetet dhe diskursin e vërtetë politik brenda Bjellorusisë. Regjimi e pengoi Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të vëzhgonte zgjedhjet, duke kufizuar më tej transparencën që është thelbësore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shtetet e Bashkuara njohin forcën, qëndrueshmërinë dhe guximin e shoqërisë civile dhe lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, të cilat kërkojnë një zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre. Shtetet e Bashkuara i bëjnë sërish thirrje regjimit të Lukashenkos që të përfundojë shtypjen e tij, të lirojë të gjithë të burgosurit politikë dhe të hapë dialogun me kundërshtarët e tij politikë. Populli Bjellorus meriton më mirë.”, thuhet në deklaratë.

Zgjedhjet e 25 shkurtit pritet ta përforcojnë pozitën e liderit autoritar të vendit, Alyaksandr Lukashenka.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?