Socialistët synojnë të marrin 21 mandate në qarkun Tiranë sipas deputetes së PS Ermonela Felaj.
E ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, deputetja e PS Ermonela Felaj, tha se duke parë edhe në zgjedhjet e kaluara PS ka qene midis 18 dhe 19 mandateve në qarkun e Tiranës.
‘Jemi në prag të çeljes së fushatës elektorale, fushata kërkon punë dhe kur kam qenë më herët në fushatë duke qenë pjesë e listave të mbyllura pavarsisht pozicionit që kisha në listë, edhe me koleg të tjerë kemi qenë të përgjegjshëm për të maksimalizuar fitoren e PS. Rëndësi ka partia për të cilën kandidojmë të jetë fituese dhe rezultati të jetë domethënës. Unë luftojë për mandatin tim të 5 në kuvend. Partitë politike kur bëjnë objektivat kanë parasysh trendët historike, ne kemi qenë midis 18 dhe 19 mandate. Por, jemi duke punuar që të shkojë edhe tek 21 mandate për qarkun Tiranë’, tha ajo.
Felaj u ndaj edhe tek drejtësia, ku tha se drejtësia sot është e pavarur.
‘Nuk ka pasur goditje në të kaluarën sepse drejtësia nuk ishte kaq e pavarur sa është sot, ne e kemi vendosur në këto pozita. Goditjet nuk tregojnë se është rritur krimi, por krimi nuk ka qenë i zbuluar më parë. Sistemi ka rritur efektshmërinë e tij. Krimi i organizuar është sfidë mbarëbotërore dhe e kanë të gjitha shteteve’, tha ajo.
Për analistin Ergys Mërtiri, PS në këto zgjedhje ka përballë një kundërshtarë të dobët. Ai tha se Berisha nuk është në zgjedhje për fitore.
‘Ps nuk ka përballë një alternativë komoditeti, ajo ku e ka vënë opozita është një dhuratë e çmuar që çdo qeveri do ta kishte ëndërr. Elita e PS me të cilët Rama ka qeverisur është ose pas hekurave ose janë në hetim dhe çdo opozitë do ta donte një qeveri të tillë. Këto janë zgjedhje që qeveria s’ka shance që të humb dhe opozita s’ka shanse të fitojë’, tha ai.
Sa i takon deklarateve të Berishës se nëse vjen në pushtet do të shkrijë SPAK, Mërtiri tha se kjo nuk do të ndodh pasi SPAK ka mbështetjen e ndërkombëtarve.
‘Unë besoj se SPAK nuk do të preket sepse e mbron faktori ndërkombëtar, reforma u nis si vullnet ndërkombëtar dhe BE. Rama se do SPAK, por ndryshe nga Berisha që s’ka çfarë humb duke e quajtur organizate kriminale, ai se bënë këtë sepse nuk do të kishte më mbështetjen e faktorit ndërkombëtar’, tha ai.
Komente

Nje nga punet e mira qe beri Edi Rama eshte vendosja e disa emrave ne listen e hapur nje preje te cilve eshte edhe Felaj.......
Përgjigju