TIRANË- Për socialistët që kërkojnë mandatin e 4 qeverisës, në këto zgjedhje, sfidë për ta duket se do të jetë vota e diasporës. Në 1 orë e 15 minuta që kryeministri Rama mblodhi kryetarët e bashkive socialiste dhe drejtuesit e qarqeve ky ishte mesazhi kryesor i tij.
Fokus tek vota e diasporës, maksimizim i pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje dhe identifikim nga çdo bashki i qytetarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.
Jo vetëm! Duhet bindur elektorati gri.
Bazuar në rezultatete sondazheve brenda PS shefi i qeverisë është shfaqur i shqetësuar nga rritja e numrit të votuesve që bëjnë pjesë në grupin asnjëanës. Prandaj ka kërkuar që vëmendja e lufta të përqëndrohet këtu për të mos lënë që vota e elektoratit gri të shkojë te PD e as te partitë e reja që kanë dalë në skenën politike.
Kjo nuk është hera e parë që përsëritet kjo kërkesë. Edhe në retreat-in që u zhvillua të premten e kaluar në Elbasan u është bërë me dije deputetëve socialistë se sondazhet e 10 viteve të fundit nga 2014 në 2024, tregojnë se elektorati i PS ka rënë.
Analiza e PS-së në pushtet prej 2013, tregon po ashtu se votuesit e humbur nuk kanë shkuar te kundërshtari politik, por janë tek elektorati gri.
Për këtë arsye fokusi i socialistëve është që të bindin elektoratin gri që të votojë për ta në zgjedhjet e 2025 dhe programi i tyre mban emrin: “beteja votë më votë”.
Vota e diasporës
Të sprovuar me terrenin dhe me 11 vite qeverisje mbi supe, socialistët kalë beteje në këto zgjedhje do të kenë edhe votën e emigrantëve shqiptarë që për herë të parë do të kenë mundësinë të zgjedhin për qeverisjen e vendit të tyre.
Së shpejti Taulant Balla që kryeministri Rama e ka sfiduar me një detyrë jo fortë të lehtë pritet të nisë takimet me diasporën, në mënyrë që deri në pranverë, kur të mbahen zgjedhjet parlamentare të ketë siguruar për partinë e tij rezultate të kënaqshme.
Si për herë të parë, kryeministri Rama nuk ka nxituar të kërkojë nga skuadra e diasporës një numër votash, si objektiv që ia ka vendosur ekipit të tij para çdo palë zgjedhjesh, por është mjaftuar vetëm me angazhimin maksimal.
Regjistrimi i emigrantëve që do të duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 2025-ës do të nisë në janar dhe do të përfundojë në mars, ndërsa vota e tyre, e cila do të dërgohet me postë në adresë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të përllogaritet në qarkun ku këta shtetas shqiptarë kanë patur vendbanimin e fundit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga takimi i sotëm (17 shtator) me Bordin Kombëtar të PS për Diasporën.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shprehet optimist për një energji fitoreje.
“Sot me Bordin Kombëtar të PS për Diasporën. Organizim, Angazhim, Energji fitoreje”, shkruan Rama.
Gjithe difekti qendron ne mos perkrahjen e pensionisteve dhe lenien e tyre pas dore ! Ai 4.1% ka per tju rene pas koke ne zgjedhje sepse gjithe keto rezultate madheshtore si nuk u pasqyruan sado pak per nje rritje sado te vogel por vetem gjoja indeksim per nje 700 lekesh kur shendetsia I ka rritur barnat deri ne 4000 leke te reja.Po rrogat e deputeteve deri ne 5 miljon si dolen ? Pergjegjsia eshte direkt ketu e Edi Rames dhe kot shtrengon te tjeret ! Jane merzitur edhe militants e PS, pale kundershtaret qe duan ta hane te gjalle !Ketu eshte ABC e punes dhe mos kerkoni qiqra ne hell! Jane 720 mije pensioniste dhe po te jene nje mendje I fitojne ata zgjedhjet !!!
PërgjigjuMe keta spurdhjeq qe drejtojne ne zyrat e shtetit sikur ta kene pronen e babes me arrogance e fodullek do keni nje reshkitje te tmershme.Eshte bere puna e shtetit e padurueshme prandaj gishtin kokes
PërgjigjuVotoni kunder te dashur lexues, cdo zgjedhje, mos u mashtroni nga pushtete qe vetem duan te vjedhin kete vend. Pls mos votoni me me tifozllek. Respekte
PërgjigjuRama qe ne fillim te mbuloj llumi makuteria dhe hajduteria ti nuk e meriton te drejtosh vendin me banden e kusarve qe ke ne cdo nivel administrate Shqiptare,ke nje fat te madh tu dhe banda jote e hajdutve qe perballe keni gogolin Sali Berisha, Ndoken, Bashen Meten dhe gjithe tufen e gomerve te PD. Shkurt jemi vend i mallkuar por ne kete rast ju jeni e keqe e madhe e perseris e madhe qe fitoni sepse keni perballe te keqe po aq te madhe dhe te mbushur me budallenj. Mjer Shqiptaret.
PërgjigjuJo vetem elektoratin gri po dhe une si socislist nuk ju votoj me. Rritja e taksave per bizneset e vogla ishte vija e kuqe per mua.
PërgjigjuAman o njerez si nuk mesuat sa iken njeri vjen tjetri. Votoni tjetrin pra, po jo PD, ke te doni tjeter.
Përgjigjuju lutem cdo vote per ps.asnje vote per opozitën dhe per me tepër asnjë per partite e reja.edhe 20 vjet te tjera ti kemi ne ball.te na rroje partia e i pacim sa malet.keta te hane e ne te mbledhim berthamat e kumbullave qe jua hane prapa kraheve.perpara..
PërgjigjuJEP DOREHEQJEN O EDI RANA O HAJDUT I QELBUR....O PLEHRE...
PërgjigjuRama duhet te bleje shtepi perballe qofte largut Sali edhe te protestojne me radhe nje dite njeri nje dite tjetri se per te qeverisur keta e kane trguar fytyren e tyre o njerez zgjohuni.
Përgjigju