Vajzës së tij bamirëse, e që jo pak herë është përfolur se kërkon të trashëgojë karrigen e të atit e të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i’a mbyll dyert e partisë, pasi ndryshe nga aleati i tij Ilir Meta nuk i ka shpallur luftë nepotizmit.
Nëse Argita Malltezi Berisha kërkon një vend në parlamentin e ardhshëm, Sali Berisha i tregon primaret.
Pyetje: Në zgjedhjet e vitit 2025 a do të jetë Sali Berisha në listën e hapur apo të mbyllur? A do të kandidojë Argita Malltezi?
Sali Berisha: “Për mua është njëlloj nuk kam asnjë përshtypje. Sa I takon Argita Malltezit nuk e vendos unë por ajo. Primaret janë të hapura. Nuk ka asnjë pengesë por nuk e di a ka ambicie apo jo’
Lajmi kryesor:
SPAK e mori të pandehur/ Berisha del në konferencë, sulmon Dumanin e prokurorët e dosjes: Përbindësha të fëmijëve!
S.G/ReportTv.al