Sondazhi i Report Tv/ PS merr 9 mandate dhe PD me 5 deputetë në Qarkun e Elbasanit

20 Nëntor, 21:11| Përditesimi: 21 Nëntor, 08:02

  • Share

Tirane- Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, në Qarkun e Elbasanit Partia Socialiste do të rezultonte fituese. Sipas sondazhit të Report Tv, në bashkëpunim me analistin Eduard Zaloshnjën, i publikuar në emisionin “Repolitix”, PS ruan rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare të 2021, 8 mandate dhe lufton për mandatin e nëntë nga 14 që ka qarku.

Ndërsa partia më e madhe në opozitë, rrezikon të mos ketë më të njëjtin rezultat. Sipas sondazhit PD merr 4-5 mandate dhe mandatin e 14 mund ta marrin partitë e reja.

Sondazhi analizoi edhe se sa prej zgjedhësve të pyetur, janë të vendosur për të votuar qysh sot, për partinë që preferojnë.

Elbasani pritet të jetë një nga betejat elektorale më të vështira për zgjedhjet e 2025, pas përplasjeve të vazhdueshme politike për këtë qark. Socialistët ia kanë besuar drejtimin e fushatës Arbian Maznikut, ndërsa pas arrestimit të Ervin Salianjit, PD vendosi së fundmi drejtues politik Tomorr Alizotin.

Në zgjedhjet e shkuara, vetëm 4 ditë para mbajtjes së votimeve, përplasja politike coi në përdorimin e armëve, ku nga strukturat e mbrojtjes së votës së PD u vra biznesmeni Pjerin Xhuvani.

Shënim - Metoda e ndjekur për këtë sondazh nga Eduard Zaloshnja: Kampioni, 1182 votues të vendosur për të votuar qysh sot: – 804 në gjithë territorin e qarkut, të kontaktuar me SMS krejt të rastësishme të shpërndara proporcionalisht në bashkitë Elbasan, Cërrik, Librazhd, Prrenjas, Belsh, Peqin, Gramsh – 378 votues nga emigracioni të kontaktuar përmes miqve/të afërmve këtu. Kampioni u ripeshua statistikisht për ta përfaqësuar elektoratin sa më mirë demografikisht, gjeografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: Plus/minus 3.4%.

Ora 22:34
Sondazhi i Report Tv për Elbasanin projekton 9 deputetë për PS-në! PD zbret 1-2 mandate më poshtë

1732138581_sondazhi5.JPG

Së fundmi në sondazhin e Report Tv dhe Zaloshnjës për qarkun e Elbasanit u pasqyrua dhe shpërndarja e mandateve parlamentare nëse do votohej sot.

Gjithsej ky qark ka 14 mandate deputeti. Partia socialiste do të merrte 8 me një projeksion për të nëntin.

Kujtojmë se në 2021 socialistët morën 8 mandate. PD-ja do zbriste 1 apo 2 mandate më poshtë, me një projeksion 4-5 mandate. Për partitë e vjetra dhe të reja nuk kapin dot pragun e 1 mandati, duke u projektuar respektivisht 0.3-0.4.

Ora 22:19
Sondazhi për Elbasanin/ Mbështetja ndaj partisë, motivi kryesor për ata që votojnë partitë e mëdha

1732137636_sondazhi4.JPG

Në sondazhin e Report Tv për qarkun e Elbasanit, njëra prej pyetjeve ishte dhe motivi i qytetarëve për të dhënë votën.

Sa i përket votuesve të Partisë Socialiste 75.3 % prej tyre kanë motiv për të votuar mbështetjen ndaj partisë së tyre, ndërsa 24.7% votojnë vetëm për të kundërshtuar partitë rivale.

Votuesit e PD-së në 78.4% prej tyre votojnë për mbështetje ndaj partisë së tyre, 21.6% votojnë për të kundërshtuar partitë rivale.

Ndërkohë për votuesit e partive të tjera të reja dhe të vjetra, 19.6% prej tyre votojnë për të mbështetur partinë e tyre, kurse 80.4% votojnë për të kundërshtuar partitë rivale, kryesisht partitë e mëdhaja.

Ora 22:13
Sondazhi për Elbasanin/ Femrat votojnë mbi 63% Partinë Socialiste! Meshkujt më të prirur ndaj partive të reja

1732137295_sondazhi3.JPG

Në sondazhin e Report Tv dhe Zaloshnjas për qarkun e Elbasanit del se femrat janë më të predispozuara të votojnë Partinë Socialiste.

Megjithëse socialistët janë mazhorancë edhe për meshkujt, këta të fundit kanë më presdispozitë për partitë e reja dhe PD-në se sa femrat.

Për femrat PS do merrte 63.4%, PD-ja 32.7%, partitë e vjetra 1.9%, kurse partitë e reja 2%. Për meshkujt PS-ja 58.4%, PD-ja 35.9%, partitë e vjetra 2.3% dhe partitë e reja 3.4%.

Ora 21:55
Sondazhi për Qarkun e Elbasanit/ Partitë e reja më të preferuara për më të rinjtë! PS shumicë mbi 63% tek më të vjetrit

1732136144_sondazhi2.JPG

Në sondazhin e Report Tv dhe Eduard Zaloshnjas për qarkun e Elbasanit lidhur me zgjedhjet parlamentare, moshat më reja del se janë më të predispozuara të votojnë partitë e reja.

Moshat 18-49 vjeç në Elbasan do votonin 58.1% për Partinë Socialiste, 36.7% për Partinë Demokratike.

Sakaq 1,4% prej tyre për partitë të tjera të vjetra dhe 3.8% për partitë e reja. Sa i përket moshësh 50 vjeçe e sipër del se 63.5% do votonin PS-në, 32.1% PD-në. Partitë e vjetra do merrnin 2.7%, kurse partitë e reja 1.7%.

Ora 21:28
Sondazhi i Report Tv për qarkun Elbasan/ PS shumicë dërrmuese me 60.9%! Partitë e reja më të preferuara në Shqipëri se në emigracion

1732134577_sondazhi1.JPG

Në sondazhin e fundit, Report Tv dhe Eduard Zaloshnja u ndalën në qarkun e Elbasanit. Nëse do votohej sot 60.39% e votuesve sipas sondazhit do të votonin Partinë Socialiste. Më tej si forcë e dytë PD do kishte me vete 34.3% të votuesve, ndërsa parti të tjera që të vjetra 2.1%, kurse partitë e reja marrin 2.7% të votave.

Duke marrë parasysh vetëm votuesit që jetojnë në Shqipëri, votues të këtij qarku, Partia Socialiste do kishte me vete 58.5%, PD 36.2%. Partitë e reja do kishin një marzh vote prej 3.1%, kurse partitë e vjetra të vogla 2.2%.

Për ata që jetojnë në emigracion, votues të qarkut Elbasan, PS merr akoma më shumë vota me 66%, PD do zbriste me 30.3%, partitë e vjetra 1.9% dge partitë e reja 1.8%.  

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?