Në 7 rajone dhe në më shumë se 1000 komuna në Itali do të votohet për kryetarët dhe këshillat bashkikë. Zgjedhjet administrative do të mbahen në datat 20 dhe 21 shtator. Janë 18 milionë votues që do tu drejtohen qendrave të votimit në Campania, Toskana, Veneto, Liguria, Valle d'Aosta, Marche, Puglia.
Po në këto data në të gjithë Italinë do të mbahet referendumi kushtetues, për uljen e numrit të parlamentarëve në Dhomë dhe Senat. Ky referendum u kërkua nga Lëvizja 5 Yjet, pjesë e kushtueshme e qeverisë.
Sipas analistëve, pesha politike e ditës së zgjedhjeve është e madhe. Në dy ditë elektorale ‘5 Yjet’ janë në rrezik pasi rezultatet mund të zbulojnë erozionin e konsensusit popullor ndaj ‘Lëvizjes’, e cila shkurtimin e parlamentarëve e ka betejën e saj ideologjike ‘par excellence’.
Nëse do të fitonte PO-ja, kjo do të ishte shpëtim për Levizjen, por rezultatet rajonalë nga ana tjetër mund të ndryshonin ekuilibrin politik brenda dhe jashtë shumicës.
Nëse referendumi do të sjellë një parlament me 115 senatorë dhe 230 deputetë më pak, e pëkthyer në vlerë monetare do të thotë kursim të vlerësuar prej 100 milion euro bruto në vit,
Dhe nësë do vazhdojmë të flasim për shifra, në mbi 60 mijë vende votimi do të shpërndahen mbi 15 milionë maska dhe 300 mijë litra xhel dezinfektues