Ambasadori i OSBE-së Vincenzo Del Monaco

Politikë

Ambasadori i OSBE nga Shkodra: Klima politike, dinamike e gjallë! Të presim raportin përfundimtar të ODIHR për zgjedhjet

28 Maj 2021, 13:18| Përditesimi: 28 Maj 2021, 15:43

  • Share

Ambasadori i prezencës së OSBE në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco, nga Shkodra ka reaguar edhe në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Del Monaco tha se se OSBE në bashkëpunim me ODIHR, shpejt do të përpilojë një rezultat të saktë për zgjedhjet. Sa i përket situatës politike në vend, Del Monaco tha se ka një dozë të shtuar dinamike dhe gjallërie.

“Ju thatë dy gjëra të drejta, që unë kam 6 muaj në Shqipëri dhe që në Shqipëri ka pasur zgjedhje. Vlerësimi i procesit zgjedhore bëhet nga bashkëpunëtorët tonë të ODIHR e cila është zyra jonë për të drejtat e njeriut. Tashmë kemi publikuar një raport në shenjë demokracie dhe transparence dhe është i aksesueshëm nga të gjithë në rrjete. Po presim rezultatin përfundimtarë që uroj që shumë shpejt ti prezantohet publikut dhe autoriteteve shqiptare, nuk kam një datë të saktë. Shpresoj që të ketë një mirëkuptim racional dhe jam në pritje të raportit përfundimtarë nga kolegët e ODIHR para se të bëj komente të arsyeshme.  Më duket se ka një dozë të shtuar dinamike dhe gjallërie”, tha Del Monaco.

Ambasadori Del Monaco mori pjesë në një veprimtari të organizuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit në Shkodër. Janë me qindra persona të vrarë gjatë komunizmit të cilët edhe sot nuk kanë një varr dhe familjarët për vite me radhe kanë kaluar një kalvar dhimbjesh dhe përpjekjesh për gjetjen e eshtrave të tyre.  

Në lidhje me këtë, ambasadori Del Monaco tha se autoritet shqiptarë po e  trajtojnë këtë çështje me seriozitet

"Pikë së pari, siç pata mundësi të them edhe gjatë konferencës së zhvilluar në këtë vend, që tashmë është një vend kujtese, si qenie njerëzore që jemi nuk mund t’i justifikojmë në asnjë mënyrë këto shkelje madhore ndaj qenieve të tjera njerëzore duke i mohuar atyre emrin, apo një varrim të denjë. Realisht e vlerësoj shumë veprimtarinë e mëngjesit të sotëm, sepse për mendimin tim në të u shpreh shumë qartë gatishmëria e përbashkët e autoriteteve shqiptare dhe shoqërisë civile për ta trajtuar seriozisht dhe konkretisht çështjen në fjalë. Mund të dëshmoj se, edhe nga ana jonë, në bashkëbisedimet që vazhdimisht zhvillojmë me autoritetet qendrore në Tiranë marrim të njëjtin mesazh serioziteti, vullneti dhe konkretësie. Në emër të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, vetëm mund ta përshëndes dhe mbështes vazhdimin e këtij procesi. Me sa di unë, jemi të angazhuar në mënyrë aktive në fushën e drejtësisë tranzitore dhe për më tepër tema e veprimtarisë së sotme, që ishte Drejtësia dhe Pajtimi, është diçka që na bën të reflektojmë pozitivisht lidhur me pjekurinë e demokracisë shqiptare, sepse kjo është pikërisht fryma e duhur: të bësh diçka që është e drejtë dhe të bësh diçka që është në shenjën e pajtimit me qëllim që të kemi një Shqipëri gjithnjë e më të vetëdijshme dhe për këtë arsye edhe më të fortë për t’u ballafaquar me sfidat e së ardhmes", tha ambasadori.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?