Politikë

Zgjedhjet/ Arlind Qori: Nuk bashkojmë votat me partitë e vjetra, Berisha dhe Rama s'mund të ofrojnë më asgjë, mbështesim SPAK! Nuk jemi parti komuniste

28 Prill, 23:03| Përditesimi: 28 Prill, 23:09

  • Share

‘Lëvizja Bashkë nuk do të bashkojë votat me asnjë parti të vjetër’, kështu është shprehur drejtuesi i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori në emision ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv.

Arlind Qori deklaroi se klasa politike që ka qeverisur vendin nuk ka më çfarë t’i ofrojë popullit shqiptar.

‘Këto parti që e kanë humbur busulllën nuk kanë ca ti thonë më vendit, as Berisha dhe as Rama nuk kanë çfarë ti thonë më këtij populli. Rama po na premton një pasaport për të ikur nga vendi. Strategjia e tyre thonë partia si Lëvizja Bashkë është njësoj si ne dhe thonë në politikën shqiptare janë të gjithë të pandershëm. Detyra jonë është që të bindim qytetarët që të na besojnë më shumë ne. Si Rama dhe Berisha nuk kanë asgjë për të thënë për të sotmen dhe për të ardhmen. Ne nuk bashkojmë votat as me PS dhe as me PD, as me Ramën as me Berishën, as me Metën dhe as me Bashën, nuk mund të kesh bashkëpunim me të korruptuarit’, tha ai.

Qori deklaroi se nga takimet me qytetarët ndjen një frikë tek ta për shkak të presionit politik që u bëhet. Ai theksoi se Lëvizja Bashkë i drejtohet të gjithë shqiptarëve, përtej ndarjeve të majta dhe të djathta.

‘Apeli ynë shkon përtej ndarjes i majtë dhe i djathtë, ne nuk duam që të marrim vota në emër të gjyshërve dhe të shtërgjyshërve, por në emër të asaj që na pret në të ardhmen. Vendet ku na kanë pritur më mirë janë Kuçova dhe Kukësi dhe atje ka më shumë tregtar se blerës dhe na kanë pritur mirë. Njerëzit kanë nevojë për ndryshim kudo, ama vërejë tek njerëzit e thjeshtë një lloj nevojë për ndryshim dhe shteti të mos i konsiderojë vetëm si njerëz që do të mbushin vetëm kutitë në ditën e votimit. Sot nevoja për ndryshim është më e madhe se disa vite më parë.

Ne na thonë do t’ju votojmë, por vetëm foto mos na bëni. Kjo tregon se qytetarët kanë frikë, ata akoma kan frikë. Ndjejmë frikën në këto zgjedhje. Na thonë mos më nxirr në foto sepse kam djalin që më punon në shtet. Po unë prap besoj se nga ata që punojnë në administratë do të votojnë për ne’, tha ai.

Qori tha se Lëvizja Bashkë nuk shpenzon para për fushata të sponsorizuara, ndërsa tha se partitë e tjera paguajnë shuma të mëdha parash për sponsorizime gjatë fushatës.

‘E reja s’ka të bëjë me moshën, por me frymën, guximin dhe me idetë. Duhet dy veta që kanë të njëjtat qëllime dhe me parime. Çdo parti përveç partisë sonë premton taksë e sheshtë, dhe kjo do të thotë se oligrakët sot duhet që të paguajnë më shumë taksa. Lëvizja Bashkë e vetmja parti që nuk financon në fushatat. Unë nuk kam hedhur lekë në asnjë postim. Pyes veten ku dreqin i gjejnë këto dhjetëra mijëra euro dollarë për sponsorizime’, tha ai.

Teksa u ndal tek puna e SPAK për të luftuar krimet zgjedhore, ai se SPAK deri tani nuk ka treguar se është duke bërë diçka.

‘SPAK para një muaj tha se ka ngritur strukturë të posaçme për krimet, cfarë ka bërë deri tani. Ajo që po ndodh është më e thëllë, ka shumë njerëz që ne thonë po na kërcënojnë për të votuar për partinë në pushtet. Unë shoh një lloj ndrojtje të institucioneve, mbase janë trembur nga Rama që tha mos të guxojë drejtësia që të na hyjë nëpër këmbë para zgjedhje, po për ca na duhet ne pas zgjedhjeve, ne na duhet tani.

Ne e vlerësojmë që SPAK dhe institucionet e tjera kanë bërë disa hapa para, ka edhe të tjerë të korruptuar nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme, unë e them nuk do guxojë njeri të na vjedh votat sepse do të kemi mbikëqyrje, në zgjedhjet në Shqipëri hidhet para e pistët dhe përdoret infrastruktura shtetëore, partitë flasin pak për ide dhe për programe’, tha ai.

Teksa u ndal tek akuzat se partia e tij ka bindje komuniste, ai e mohoi këtë.

‘Ne nuk jemi parti komuniste, 1989 ka marr fund komunizmi. Sot ti nuk mundtë jesh një parti komuinite edhe po të dash ne as jemi dhe as duam që të jemi, frymëzimi ynë janë socialdemokratët e vendeve nordike’, tha ai.

S.B/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?