Politikë

Zgjedhjet/ Basha mesazh nga Peza e Vogël në ditën e parë të fushatës: O me Ramën dhe shokët e tij te 313-a, ose me të ardhmen e Shqipërisë

11 Prill, 10:18| Përditesimi: 11 Prill, 15:10

  • Share

Tiranë- Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, po vijon fushatën e tij elektorale për zgjedhjet e 11 majit, këtë herë me një takim nga Peza e Vogël në Tiranë.

Në ditën e parë zyrtare të fushatës, postimi i tij po i parë në llogarinë personale të rrjetit social Facebook, ka qenë pikërisht nga ky fshat, ku u drejtoi thirrje shqiptarëve dhe ironizoi qeverinë “Rama” në distancë.

Ai theksoi se tani kanë mbetur vetëm dy rrugë për vendin: O me Ramën e shokët e tij te 313-a, posë me të ardhmen e Shqipërisë.

Koalicioni Euroatlantik e hap nesër fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, me një takim në kryeqytet.

Postimi i Lulzim Bashës:

“Peza e Vogël!

Ne besojmë se korrupsioni dhe varfëria mund të mposhten, prandaj japim mbështetjen tonë të palëkundur për SPAK-un dhe punojmë çdo ditë, me përkushtim, që të rinjtë e të rejat të mos detyrohen të largohen nga Shqipëria për shkak të Edi Ramës dhe shokëve të tij të 313-ës.

Më 11 maj ka vetëm dy rrugë:

O me Ramën dhe shokët e tij te 7x7=313,

O me familjen tënde dhe të ardhmen e saj!

Beso te Shqipëria!

Voto nr. 4 – Voto Koalicionin Euroatlantik!”

Postimi i Lulzim Bashës në Facebook, nga takimi në Pezën e Vogël

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?